Një 27-vjeçar nga Tetova raportoi në polici se ishte
sulmuar nga dy persona kur kishte mbërritur në fshatin Arnaqi të Komunës së Sarajit, Shkup.
Sipas informacioneve të MPB-së, ai ka mbërritur atje pas marrëveshjes paraprake për t’u takuar me një grua me të cilën kishte shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale.
Pasi mbërriti në vendin e takimit ai është sulmuar dhe rrahur nga dy persona, të cilët e kanë kërcënuar edhe me armë zjarri dhe më pas njëri prej tyre me mjet të fortë i ka dëmtuar makinën e tij të tipit “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës.
VIDEO BONUS
@tetovanews
@tn.lajmelokale