Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i ka kthyer përgjigje homologut të tij amerikan Donald Trump, një ditë pas bisedës telefonike mes tyre ku ky i fundit i kërkoi që termocentralet ukrainase të jenë në pronësi të SHBA.
Në përgjigjen e tij Zelensky ka thënë se: “Të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës. Këto janë centrale bërthamore në pronësi të shtetit, nuk janë pronë private në Ukrainë”.
I pyetur nëse SHBA mund të kontrollojë termocentralet, Zelensky u shpreh se Trumpit i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk do të funksionojë nëse nuk është nën kontrollin e Ukrainës.
“Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe duan të investojnë atje dhe ta modernizojnë atë, kjo është një çështje krejtësisht tjetër. Ne jemi të hapur për ta diskutuar atë, por çështjen e pronës definitivisht nuk e kemi diskutuar me Presidentin Trump”, u shpreh presidenti ukrainas.
@tetovanews
@tn.lajmelokale