Ballina Aktualitet VIDEO/Në muajin e Ramazanit, përfshihet nga flakët xhamia në Shupenzë, zjarri u...

VIDEO/Në muajin e Ramazanit, përfshihet nga flakët xhamia në Shupenzë, zjarri u pikas nga besimtarët

BULQIZË- Xhamia e Shupenzës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm pas përfundimit të faljes së besimtarëve. Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët. Policia po punon për të sqaruar shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit. Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në xhaminë e Shupenzës. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI