Ballina Aktualitet (VIDEO) Tragjedia në Koçan, 101 pacientë po kurohen jashtë vendit, ndërsa 78...

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, 101 pacientë po kurohen jashtë vendit, ndërsa 78 në Shkup

Më shumë pacientë po trajtohen jashtë shtetit se sa tek ne. Personat që u lënduan në zjarrin që shpërtheu në Koçan të dielën herët në mëngjes, shumicë prej tyre janë dërguar për mjekim në vendet e jashtme, gjegjësisht 101 persona, ndërsa në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 78 pacientë. Siç njoftoi ministri Arben Taravari, të gjithë pacientët e lënduar e kanë kaluar 72 orëshin, që ishte kritik për ta, madje shtoi se prej qendës klinike sot lëshohen në shtëpi 3-4 pacientë.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Për 72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre të cilët e përjetuan këtë tragjedi. Për momentin në shtet mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 nëpër klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së shtabit në mëngjes, konstatuam se gjithë pacientët janë në gjendje relativisht stabile, uroj që dalë nga ndalë disa prej këtyre pacientëve të nisim ti kthejmë në shtëpi”.

Më tej ministri bëri me dije se sot bëhet transferi i fundit i pacientëve jashtë shtetit dhe ai do të jetë në Suedi, ku dërgohen 5 pacientë dhe se nuk do të dërgohën më pacientë të tjerë.

Për viktimat e tragjedisë në Koçan, Taravari tha se në mjekësinë ligjore janë mbarur të gjitha autopsitë dhe varrimi i tyre do të bëhet në atë mënyrë që kanë kërkuar familjet, do të dërgohen në mënyrë private apo me organizim prej shtetit.

Varrimi i 59 personave që ndërruan jetë, është paraparë të bëhet të enjten.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

(VIDEO) Taravari: Nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se nuk dëshiron ta politizoj çështjen e publikimit të fotografive me të lënduarit nga zjarri në Koaçan nga ana e presidentit serb. Por, pranon që nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Ndërsa shton se pas vizitës që pati të martën në Selanik dhe Sofje me pacientët që janë dërguar për mjekim, të gjithë janë në gjendje stabile dhe janë të kënaqur me mënyrën siç janë mjekuar.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Unë nuk dua ti komentoj këto gjëra…nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Por, këtë rast nuk dua ta politizoj. Për mua mbi të gjitha është me rëndësi shëndeti i pacientëve. Sikur sot që flasim se ka 0 të vdekur, dua që mbas 2-3 javësh të tregojmë se shumicë e pacientëve janë në shtëpi”.

Ndërsa për vizitat që po u bëjnë pacientëve ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski, Taravari thotë se e kanë për obligim të bjënë një gjë të tillë, por thekson se ata vizitojnë pacientët që janë të lënduar më lehtë dhe tek ato nevojitet të kenë të vendosur vetëm maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse të ato që janë në kujdes intensiv, shton se ka rregulla të tjera.

Fotografi të cilën e postoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq me të lënduarit e Koçanit, shkaktoi bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi te koka e pacientit të lënduar rëndë, përveç se shiheheshte pacienti në total, aty kishte edhe dhjetëra përfaqësues të mediave. Ndërsa drejtori i spitalit “8 shtatori”, tregoi qartë se tek personat me djegje duhen kushte sterile sepse ata kanë plagë të hapura dhe infektohen lehtë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/