Ballina Bota Zelensky: Dorëhiqem nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, ja si është marrëdhënia me...

Zelensky: Dorëhiqem nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, ja si është marrëdhënia me SHBA pas përplasjes në Zyrën Ovale

Pas përfundimit të Samitit të liderëve europianë në Londër dhe takimit me Mbretin Charles, president i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i është përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve.

Ai u pyet lidhur me deklarata e disa republikanëve amerikanë, përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, të cilët sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij pas takimit të tensionuar që u zhvillua, në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Zelensky sugjeron se do të japë dorëheqjen nëse Ukrainës i jepet anëtarësimi në NATO, një kërkesë që ai e ka bërë që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Zelenskyy është pyetur gjithashtu për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara pas një takimit shumë të tensionuar me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

Pavarësisht kësaj, presidenti ukrainas u thotë gazetarëve se marrëdhënia mes dy vendeve është “e fortë”.

“Ne i jemi mirënjohës popullit të SHBA. Ne u jemi mirënjohës të gjitha shoqërive në vendet që na mbështesin. Ne jemi shumë mirënjohës,” tha ai.

Ai shton se beson se marrëdhënia me SHBA-në do të vazhdojë sepse Ukraina duhet të ketë sukses.

“Dështimi i Ukrainës nuk do të thotë vetëm një sukses i Putinit, do të thotë një dështim për Evropën dhe një dështim për SHBA-në dhe mendoj se ne të gjithë jemi të interesuar të mos e lëmë Putinin të fitojë,” tha ndër të tjera ai.