Ballina Bota Zelensky tha se do të vdesë shpejt. Putin: Tani do të asgjësojmë...

Zelensky tha se do të vdesë shpejt. Putin: Tani do të asgjësojmë ushtrinë ukrainase

Nga Parisi, dje Volodomir Zelensky tha se Putin do vdesë shpejt. Keu I Kemlinit nuk ka vonuar të jape përgjigjen e tij. Nga një takim me ekuipazhin e një nëndetëse bërthamore, Putin ka ngritur tonet e ka thënë se tani do të asgjësojnë ushtrinë e Ukrainës.

“Deri para pak kohësh thosha se do t’i bëjmë presion, por ka arsye për të besuar se do t’i asgjësojmë”, tha Presidenti Vladimir Putin gjatë një takimi me ekuipazhin e nëndetëses raketore Arkhangelsk, duke bërë një bilanc të sukseseve të “operacionit special” kundër Ukrainës dhe situatës në front, raporton Ria Novosti.

Shefi i Kremlinit theksoi se “Rusia po lëviz gradualisht, por me këmbëngulje dhe besim drejt arritjes së të gjitha qëllimeve të NWO (Rendi i Ri Botëror). Për Putinin, tani, “iniciativa strategjike është plotësisht në duart e luftëtarëve rusë përgjatë gjithë vijës së frontit. Forcat e armatosura po ecin përpara çdo ditë, çdo ditë duke çliruar vendbanimet nga forcat e armatosura ukrainase.” Në këtë pikë, vazhdoi Presidenti rus, “më shumë se 70% e territoreve janë çliruar në Donetsk, Zaporizhzhia, rajoni Kherson, si dhe 99% e territorit të Republikës Popullore të Luganskut.

Rusia “është në favor të një zgjidhjeje paqësore të çdo konflikti, duke përfshirë edhe këtë, me mjete paqësore, por jo në kurrizin tonë”. Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë duke folur me marinarët e nëndetëses bërthamore Arkhangelsk, raportuan mediat lokale. “Përgjatë gjithë linjës së kontaktit ushtarak, trupat tona mbajnë iniciativën strategjike,” tha ai. “Ne jemi gradualisht – ndoshta jo aq shpejt sa disa do të donin – por megjithatë me këmbëngulje dhe besim po ecim drejt arritjes së qëllimeve të vendosura në fillim të këtij operacioni,” tha Putin. Ai tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme të punonte me Evropën, por shtoi se Evropa “po sillet në mënyrë jokonsistente”.