Humb jetën 16-vjeçari në Çair të Shkupit, duke ngarë motorin u përplas në trotinet
Rrugët e Shkupit shkaktuan edhe një viktimë – mbrëmë, rreth orës tre pasmesnate ka humbur jetën motoristi 16-vjeçar nga Çairi pasi u përplas me një 14-vjeçar me trotinet
Sipas informacioneve fillestare nga prokuroria dhe Ministria e Brendshme, i mituri i ndjerë nuk kishte patentë shofer dhe as helmetë dhe drejtonte me shpejtësi të madhe një motoçikletë 400 kubikëshe, të cilën sipas ligjit nuk i lejohej ta drejtonte. 14-vjeçari ka përfunduar me lëndime në një klinikë ku vazhdon të trajtohet…
-Në SPB- Shkup është raportuar se në rrugën Cvetan Dimov në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës Piaggio Beverly me targa të Shkupit, të drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi. – MPB – Goce Andreevski – Zëdhënës
Dëshmitarë të vetëm të heshtur të aksidentit tragjik janë gjurmët që janë lënë gjatë këqyrjes së mbrëmshme, ndërkohë që janë siguruar edhe pamjet filmike nga objektet përreth, të cilat duhet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit…
– Aksidenti ka ndodhur pikërisht në këtë lokacion, kur motoçiklisti i është afruar me shpejtësi të madhe trotinetit, e ka goditur, ka humbur kontrollin dhe ka rënë, ku ka ndodhur edhe vetë vdekja…
Sipas motoçiklistëve me përvojë, të cilët kanë hipur në dy rrota për dekada, edhe gabimet më të vogla në trafik çojnë në vdekjen e motoçiklistëve. Lenin Jovanovski, udhëheqës shumëvjeçar i motoçiklistëve “Ujqërit e natës”, thotë se, si me çdo automjet tjetër, para se të hipni në motoçikletë, duhet t’i nënshtroheni trajnimit dhe të kaloni testet e vozitjes, por edhe të maturoheni, sepse në të kundërtën rreziku për jetën është i madh, veçanërisht në zonat urbane…
-Të ngasësh motoçikleta pa patentë shoferi është e paimagjinueshme, sidomos të miturit nuk duhet të lejohen kurrë të ngasin motoçikleta që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre, qoftë edhe ata që kanë të drejtë t’i përdorin deri në një moshë apo kubikë të caktuar, pavarësisht se për ta nuk kërkohen patentë shoferi. Është e paimagjinueshme të lejosh një djalë kaq të ri të ngasë një motoçikletë kaq të madhe. Praktikisht është vetëvrasje të hipësh në një motoçikletë të madhe dhe ta ngasësh atë, veçanërisht nëse nuk ke patentë shoferi, nuk ke përvojë të mëparshme dhe nuk ke frikë nga motoçikletat. – Lenin Jovanovski – Motoçiklist
Prokuroria ndërkohë ka nisur një hetim tjetër për një motoçiklist 33-vjeçar pa patentë shoferi, i cili po ashtu ka përplasur një vajzë 10-vjeçare në vendkalimin e këmbësorëve përballë një shkolle në Çair, me pasojë lëndimin e rëndë – frakturë – dhe drejtuesit të mjetit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ditën e djeshme në Çair është përplasur nga një veturë një çiklist 70-vjeçar, i cili ka përfunduar me lëndime të rënda në klinikë.
E, në buletinin e MPB-së, i cili çdo ditë mbushet me vozitës të pakujdesshëm, dje pas kontrolleve policore janë ndaluar edhe tre persona nga Kumanova dhe Kratova. Ata kanë vozitur në gjendje të dehur, dy prej tyre kanë pasur alkool në gjak mbi 1.5 promilë, ndërsa ai nga Kratova që nuk është ndalur për policinë dhe ka tentuar të arratiset, ka pasur alkool në gjak 2.28 promilë. Të tre do të ndiqen penalisht për “operim të pakujdesshëm të mjetit motorik”.
@tetovanews
@tn.lajmelokale