Një aksident tragjik i ka marrë jetën 46-vjeçarit nga Zhelina. Njoftimin e jep faqja zhelina.info. Varrimi do të bëhet gjatë kësaj pasditeje.
Njoftimi i plotë
Me zemër të thyer dhe lot në sy, njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Baki Shabanit – një bir i fshatit tonë, një mik i dashur, një njeri i qetë, punëtor dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.
Bakiu u nda nga kjo jetë si pasojë e një aksidenti, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe kolegët e tij në Golec Trans, ku ai punoi me përkushtim për shumë vite. Ai nuk ishte thjesht një punëtor, por një shpirt i rrallë, që me buzëqeshjen e tij lehtësonte çdo ditë.
Zhelina humbi një djalë të mirë. Ne, si komunitet, bashkohemi në dhimbje me familjen Shabani, me kolegët e tij dhe me të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
U prehsh në paqe, Baki. Kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona.
Një 46-vjeçar nga Zhelina ka humbur jetën në aksidentin e ditës së djeshme në drejtim të fshatit Bllacë në Shkup, përcjell TV21. Sipas Policisë, ai humbi kontrollin e kamionit dhe doli nga rruga.
“Më datë 22.04.2025 në ora 17:30, në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Gornjanë, në drejtim të fshatit Bllacë, rajoni i Shkupit, kamioni i tipit Mercedes me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.Sh. (46) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, kishte dalë nga rruga. B.Sh. nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi hetues pranë SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB./tv21.tv
@tetovanews
@tn.lajmelokale