Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Prill 2025
Njoftimet nga policia
Më datë 08.05.2025 në ora 23.30 në rrugën е ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë nga personi V.M. (27) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kundërvajtje doganore, është sekuestruar një veturë e pasagjerëve “Porsche Cayenne”, e cila kishte vetëm një targë me marka kombëtare zvicerane dhe sipas tij, automjeti ishte në pronësi të nënës së tij M.M. nga fshati Bogovinë. Vetura është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
……
Më datë 08.05.2025, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Reçicë e Vogël e Tetovës, ka rënë zjarr në hapësirat ndihmëse dhe në shtëpinë pronë e K.B.(67) nga fshati Reçica e Vogël. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes së Tetovës. Një ekip i SPB Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (8-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 46 drejtues mjetesh (TE-39 dhe GV-7) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-20 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-28).
Më datë 07.05.2025 në ora 21.30 në Stacionin Policor Tetovë, personi T.M. (29) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 21:10 në fshat, pas një debati të mëparshëm, Sh.M. nga i njëjti fshat ka tentuar ta sulmojë fizikisht, pas së cilës i njëjti e ka ndjekur me veturën e tij ,,BMW” me targa të Tetovës dhe me veturën e ka goditur dhe dëmtuar veturën e personit T.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 23:00 në DPB Gostivar, një grua 43 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se ish i dashuri 17 vjeçar i vajzës së saj 14 vjeçare nga zona e Gostivarit e ka kërcënuar vajzën e saj se do t’i postojë foto eksplicite në rrjetet sociale që ajo ia kishte dërguar më parë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 19.15 në lagjen ,,Fazanerija” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat M.B.(38) dhe F.D.(20), të dy nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga personi L.D.(59) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, se rreth orës 18:30 e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur sende metalike. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
……
Më datë 07.05.2025 në ora 15.40 në Njësinë Policore Gallatë, personi M.A.(46) nga fshati Kalisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 13:00 në vendin e tij të punës në objektin e tij të shitjes në fshat, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari I.O. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 08.05.2025 ora 05.00 në Njësinë e Policisë Kamnjan, S.R.(39) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga R.Ç. (40) nga fshati Çegrane i Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 07.05.2025 rreth orës 16.00, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është raportuar se në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, automjeti i pasagjerëve ,,Seat Leon” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.K. (39) nga fshati Dobërdoll, ka goditur një këmbësor të mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (7-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 40 drejtues mjetesh (TE-33 dhe GV-7) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-20 dhe GV-7) janë marrë nga mjeti special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 117 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-55 dhe GV-62).
Me datë 06.05.2025 në ora 10.30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar personin A.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 10:00 në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar, për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion, me një send të mprehtë e ka goditur personin M.R. (26) nga fshati Çegrane i Gostivarit. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parasjtresë përkatës.
……
Me datë 06.05.2025 në ora 11.15 në DPB Gostivar, një grua 75 vjeçare nga Gostivari, ka raportuar se në shtëpinë e saj familjare djali i saj K.I, i cili ka probleme shëndetësore, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 06.05.2025 në ora 09.30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë ndaluar personin S.M.(29) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 22-vjeçar. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 06.05.2025 në ora 12.00 në DPB Gostivar, B.S. (48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 11.20 në Tregun e Qytetit, personi H.A. nga Gostivari, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 06.05.2025 në ora 18.15, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.S.(37) nga fshati Çajle e Gostivarit, pasi që me sjellje agresive dhe të papërshtatshme në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai po mbahet në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Me datë 06.05.2025 në ora 23.00 në fshatin Zhilcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Jegunovc kanë arrestuar personin B.K.(30) nga fshati Zhilcë, për të cilin është raportuar se rreth orës 22:00 në një shitore, me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai po mbahet në stacion in e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
…….
Me datë 06.05.2025 në ora 12.00 në Stacionin Policor Tetovë, Xh.J. (47) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 10:35 në shkollën fillore ku mëson djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy nxënës të së njëjtës shkollë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (6 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të gabuar dhe të paligjshëm 28 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-11), nga të cilët 19 (TE-11 dhe GV-8) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-31).
Ndalohen katër persona në zonën e SPB-Tetovë për drejtimin e automjeteve me shpejtësi tej normës së lejuar.
Më datë 04.05.2025, nga ora 14.00 deri në ora 20.00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Njësisë së Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë kryer kontroll aksion për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimit.
Gjatë aksionit, me urdhër të Prokurorit Publik katër persona janë ndaluar për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit.
Në orën 15:00. në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi stacionit të pagesës rrugore Zhelinë, perosni F.S. (29) nga fshati Pallaticë e Tetovës, ka qenë duke vozitur veturën e udhëtarëve ,,Mercedes” me targa kombëtare gjermane me shpejtësi 177 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.
Në orën 15:00 në magjistralen Tetovë-Gostivar, afër mbikalimit të Debreshit në Gostivar, personi D.A.(36) nga Shkupi me veturën e tij ,,Audi” me targa të Shkupit ka lëvizur me shpejtësi prej 156 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.
Në orën 16:00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, F.L. (25) nga Tetova , me veturën e tij ,,Audi” me targa të Tetovës ka lëviyur me shpejtësi prej 106 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë në zonë të banuar.
Në orën 16:00 në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, S.S.(45) nga Tetova me veturën e tij ,,Audi” me shenja kombëtare shqipëtare ka lëvizur me shpejtësi prej 160 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë jashtë zonës së banuar.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297-a i Kodit Penal.
……
Më datë 04.05.2025 në SPB Tetovë një grua 40 vjeçare nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë e saj bashkë me vajzën e saj të mitur, janë sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti E.B.. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më datë 04.05.2025 në ora 16.45 në Stacionin Policor Tetovë, T.D.(43) nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj R.M.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 05.05.2025 në ora 03.00 në Stacionin Policor Gostivar, A.M. (22) nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, ka raportuar se M.R nga Gostivari është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërcënuar, madje i ka treguar edhe armën. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 04.05.2025 në ora 11.30 në SPB Tetovë, është raportuar se ka rënë zjarri në një shtëpi në pronësi të A.T.(31) në rrugën “Jordan Zllatanovski” në Tetovë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kontrollin.
……
Më datë 04.05.2025 në ora 19:45, në SPB Tetovë, është raportuar se janë kapluar nga zjarri dy motoçikleta në kryqëzimin e rrugës së “Ilindenit” me rrugën “Nikolla Tesla” në Tetovë proanë e personave F.B.(41) dhe V.O. (37), të dy nga Tetova. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë kanë kryer kontrollin.
…..
Më datë 04.05.2025 në ora 16.25 në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën “Kej Vllayërim Bashkimi” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga 45-vjeçarja M.A nga Gostivari ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar M.A., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.
…….
Gjatë ditës së djeshme (4 maj), nga ora 14:00 deri në 20:00, në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontroll i përforcuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 130 drejtues mjetesh (TE-85 dhe GV-45) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendevr të banuara. Prej tyre, 4 drejtuesve të mjeteve (TE-2 dhe GV-2) janë privuar nga liria për kryerjen e veprës penale të dënueshme nga neni 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-1).
Më datë 03.05.2025 në ora 17:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar personin J.S. (33) nga fshati Saraqinë, në posedim të të cilit është gjetur një pistoletë me gaz, e cila është konfiskuar, si dhe lëndë narkotike kokainë. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 03.05.2025 në ora 19.00 personi N.A. (26) nga fshati Kalisht i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 17:50 para një marketi në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është takuar nga personi H.A. nga Tetova, për të cilin para pesë ditësh në mediumin ku ka punuar N.A. ka publikuar një artikull për punë të pakujdesshme dhe pas një debati verbal për atë që është publikuar, i pandehuri ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj N.A dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 03.05.2025 në ora 23:40 në Stacionin Policor Tetovë është raportuar se në fshatin Debresh të Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Arora” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga një i mitur 14 vjeçar nga fshati Debresh dhe veturës së pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit të drejtuar A.F. (51) nga i njëhti fshat. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar i mituri që drejtonte motoçikletën dhe pasagjeri i tij 15 vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me autorizim të prokurorit publik ka kryer inspekti në vendin e aksidentit.
…..
Gjatë ditës së djeshme (3 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm gjithsej 30 drejtues mjetesh (TE-18 dhe GV-12), nga të cilët 10 (GV) janë tërhequr me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 50 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-28).
Më datë 02.05.2025 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në parkingun e Pompës së benzinës në fshatin Zherovjan, me vendim të gjykatës për vuajtje të dënimit me burgim prej tre muajsh – për veprën e kryer penale nga neni 202 i Kodit Penal, kanë arrestuar personin B.Z. (36) nga fshati Bogovinë. Ai është transferuar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
…..
Me datë 03.05.2025, nga ora 00.20 deri në ora 02.30, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik që ndodhet përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në vend në kundërshtim me qëllimin, janë ndaluar pesë shtetase të huaja nga Republika e Ukrainës, Republika Serbisë dhe Republika e Shqipërisë, të moshës 28 deri në 37 vjeçe. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.
……
Me datë 02.05.2025 në ora 11.00 në Stacionin Policor Tetovë, një 53 vjeçare nga fshati Zhelinë ka raportuar se është mashtruar nga J.K. nga Republika e Kosovës i cili përmes një rrjeti social ka ofruar ndihmë në ndërtimin e shtëpive për personat e pastrehë. E njëhta ka kontaktuar me personin dhe ai i ka premtuar se do t’i ndërtojë një shtëpi, por fillimisht ajo është dashur t’i japë 1850 euro, ndërsa ai ka thënë se shpenzimet e tjera të ndërtimit do t’i mbulojë ai. Pasi ajo i ka dhënë paratë në mars të këtij viti, i pandehuri dyshohet se ka porositur materiale ndërtimi dhe i ka thënë se do të fillojë ndërtimin më 15 prill 2025. Por në vend të asaj date, ajo për herë të fundit ka arritur të kontaktojë J.K. më 17 prill 2025, gjatë së cilës ai është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe më pas e ka bllokuar që të mos e thërrasë në telefon. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 02.05.2025 në ora 16.05 në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi”në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh.(42) nga Tetova, i cili është raportuarr nga S.M.A. nga Tetova, pasi që kishte dëmtuar derën hyrëse të një shkolle fillore, ka hyrë në të dhe ka sulmuar fizikisht një mësues. B.Sh. po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Me datë 02.05.2025 në ora 11.20 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle të Gostivarit një motoçikletë ne katër rrota tip “Polaris” me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga F.N. (31) nga fshati Çajle e Vjetër e Gostivari, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një gardh me tela dhe një portë metalike të një objekti në pronësi të Sh.B. Në aksident F.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën mjekësore në Gostivar dhe për shkak të karakterit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Për aksidentin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga Departamenti për Punë të Brendshme të Gostivarit.
……
Gjatë ditës së djeshme (2 maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm gjithsej 37 drejtues mjetesh (TE-23 dhe GV-14), prej të cilëve 26 (TE-16 dhe GV-10) janë tërhequr me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34).
Më datë 02.05.2025 në ora 00:20 në Spitalin Klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin Sh.Z.(33) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili është raportuar një ditë më parë rreth orës 22:30 nga N.R.D. (60) nga i njëjti fshat, se rreth orës 21:20 ka tentuar të kryejë një vjedhje të rëndë në shtëpinë e saj në fshat. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 01.05.2025, në ora 11.00, zyrtarët e policisë së NjP Gallatë, në fshatin Toplicë me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin A.O.(42) nga fshati Toplicë, për vuajtje të dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, e dënueshme nga neni 247 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo është dorëzuar në Burgun e Idrizovës – Shkup për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 01.05.2025 në ora 12.10 në SPB Tetovë, J.J. (45) nga Tetova, së bashku me bashkëshorten e tij M.J., kanë raportuar se të njëjtën ditë duke e lëvizur me automjetin e tyre në rrugën “Goce Dellçev”, janë ndaluar nga D.C. nga Tetova, e cila është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe djalit të tyre të mitur dhe i ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datën 02.05.2025 në ora 02.25, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit i drejtuar nga D.A.B. (21) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, kishte dalë nga rruga. Në aksident, pasagjeri B.A. (22) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inapektimin në vendin e ngjarjes.
……
Gjatë ditës së djeshme (1-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 15 drejtues mjetesh (TE-13 dhe GV-2) për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, të cilët janë larguar menjëherë nga qarkullimi. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 48 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-34 dhe GV-14).
Me datë 30.05.2025 në ora 06.20 në rrugën “Strašo Pinxhur” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin A.K. (39) nga fshati Poroj i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën e kryer penale nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai është transferuar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
…..
Më datë 30.04.2025 në ora 22.40, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjanë në fshatin Bogovinë të Tetovës, kanë ndaluar personin E.I. (26) nga fshati Gradec i Gostivarit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 30.04.2025 në ora 10:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar personat A.R. (19) nga fshati. Sinican, pasi që në magjistralen Shkup-Tetovë ka vozitur veturën e udhëtarëve “Golf”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 171 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë. Gjithashtu në ora 18.00, në rrugën Gostivar-Tetovë, është privuar ngaliria personi B.A(27) nga Tetova, i cili drejtonte veturënë e tij ,,BMW” me targa të huaja me shpejtësi prej 173 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të përgatiten kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…..
Me datë 30.04.2025 në ora 10.00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin N.S.(33) nga Gostivari, për të cilën motra e saj 28-vjeçare ka raportuar se ajo së bashku me ish-dhëndrin, gjegjësisht burrin e motrës, e kanë sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj familjare. Ajo është duke u mbajtur në stacionin e policisl dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatet parashtresë përkatëse.
………
Me datë 30.04.2025 në ora 13.00 në DPB Gostivar, F.T. (56) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 09:30 në fshatin Zdunje gjatë kryerjes së punëve gjeodezike është sulmuar fizikisht nga G.K. nga fshati Zdunje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 30.04.2025 ora 23:35 në NjP-Gallatë M.M. (37) nga fshati Zubovcë, ka raportuar se rreth orës 21:25 në një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga V.A. nga fshati Zubovcë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Gjatë ditës së djeshme (30 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar për parkim të paligjshëm 34 drejtues mjetesh (TE-22 dhe GV-12), nga të cilët 23 (TE-18 dhe GV-5) janë tërhequr me mjetin special merimangë. Janë sanksionuar edhe 81 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-36 dhe GV-45).
Me datë 30.04.2025 në ora 00:15 në Tetovë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin G.F.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai ëdhtë ndaluar nëstacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 29.04.2025 në orën 15:45, vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës personi E.D. (21) nga Gostivari, të cilin në SPB të Tetovës e ka raportuar personi L.M.(25) nga Tetova, i cili është prezantuar si kryetar i parlamentit studentor në universitetin ku studion, se rreth orës 12:30. është sulmuar fizikisht në oborrin e universitetit. Ai është ndaluar në stacionin policor për intervistim zyrtar dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në ora 22.30 në NjP Zherovjan, personi S.S. (41) nga fshati Bllacë e Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur 11-vjeçar, rreth orës 12:00, derisa ishte në parkun argëtues që ndodhet në oborrin e shkollës fillore ku mëson së bashku me shokët e tij, janë afruar tre nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në orën 21:00. në rrugën “Iljo Antevski Smok” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin L.O.(65) nga Gostivari. Ai në Policinë e Gostivarit është raportuar nga M.P.(51) nga Gostivari, se derisa ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Vrutok në ora 19:05, një automjet ka ndaluar para oborrit dhe L.O. kishte dalë jashtë veturës dhe ka hyrë në oborrin e tij dhe pas një debati të shkurtër verbal e ka kërcënuar disa herë. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 ora 18.05 në NjP Çegran, personi Z.K. nga fshati Forinë ka raportuar se rreth orës 17:00, R.M. ka ardhur në një objekt në vendin e quajtur Rudina në fshatin Forinë nga i njëjti fshat dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 29.04.2025 ora 21:00 në DPB Gostivar, një grua 28-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 18:00 në shtëpinë e saj në zonën e Gostivarit, derisa ishte në shtëpi me vajzën e saj të mitur, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti R.M. (61) nga Gostivari dhe motra e saj N.S.. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 29.04.2025 në ora 12.45, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, në Lagjen “Banjeshnica” në Gostivar, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në RMV, kanë arrestuar personat J.M.(37), V.S.(51), F.V.(30), M.S.(46), F.K.(44) dhe M.F.(47), të gjithë nga Republika e Turqisë, të cilët janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm.
…….
Me datë 29.04.2025, nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar konform Planit operativ për “Trafik të sigurt” nga SPB Tetovë, gjatë të cilit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe janë konstatuar shkaqet e kryerjes së veprës penale të kryerjes së transportit të brendshëm publik nga drejtuesit e automjeteve. Gjatë kontrollit është konstatuar se dy drejtues mjetesh kanë kryer transport publika pa licencë, gjegjësisht pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm përkatës, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 284-a të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (29 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE-33 dhe GV-11) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 25 (TE-18 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-26 dhe GV-30).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Është ndaluar një shofer në rrugën Gostivar-Tetovë për shkak se ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 151 km/orë në një vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë.
Me datë 28.04.2025 në orën 14.50 në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, në kryqëzimin Zherovanit, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.R.(40) nga fshati Reçicë e Vogël, sepse po drejtonte automjetin motorik të pasagjerëve “BMW”, me targa të Gostivarit, me shpejtësi prej 151 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal- “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
…..
Me datë 28.04.2025 në orën 19.05, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.R.(57) nga fshati Kamjan i Tetovës, i cili është raportuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, pranë stacionit të autobusëve duke bërtitur, grindur dhe duke u sjellë në mënyrë agresive dhe të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 4 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 09:50 në rrugën “Tomo Çerepnallkovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arestuar 62-vjeçaren M.A. nga Gostivari, e cila është raportuar nga i afërmi i saj F.A. (48) nga Gostivari, me të cilin jetojnë në një shtëpi të përbashkët, se rreth orës 09:00 ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar me një objekt prej druri. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 29.04.2025 në orën 00.30 në Stacionin Policor të Gostivarit, I.R. (47) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 22:30 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, djali i tij i mitur, pas një grindjeje verbale të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga B.B. nga Gostivari. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 16.45 në rrugën ,,101″ në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.B.(31) nga Gostivari, i cili drejtonte një autobus “Setra” në pronësi të një personi juridik nga Tetova, i cili kishte leje qarkullimi të skaduar dhe ishte çregjistruar që nga viti 2023, dhe kishte vendosur targa nga një autobusi “Mercedes” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi juridik nga Gostivari. Autobusi është sekuestruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me nenin 344 të Ligjit për siguri në trafikun rrugor dhe nenet 378 dhe 380 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
……
Me datë 28.04.2025, në orën 11:30, në Stacionin e Policisë në Tetovë, një grua 27-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar me 2,000 euro nga K.J., e cila është paraqitur si vajza e një prokurori dhe se mund ta ndihmojë për një çështje në prokurori. Më 15 shkurt 2025, ajo ia dha paratë, por më 15 prill 2025, ajo mori një përgjigje nga prokuroria se “iniciativa” e saj ishte refuzuar, pas së cilës ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 18:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Vrapçisht i Gostivarit, një i mitur nga fshati Vrapçisht, i cili po udhëtonte me një trotinet elektrik, është rrëzuar në rrugë. Në aksident, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat iu diagnostikuan në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimin e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (28 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 50 shoferë (TE-35 dhe GV-15) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-18 dhe GV-9) u morrën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-87 dhe GV-43).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjave të trafikut, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejtpërdrejt në trafikun normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe të përgjithshme të trafikut.
Me datë 27.04.2025 rreth orës 18.35 në SPB Tetovë, personi B.D. nga fshati Tumçevisht i Gostivarit, ka raportuar se kishte vënë re një trup njeriu në ujërat e lumit Vardar, në zonën e fshatit Çegran, pranë urës. Trupi është nxjerr nga uji nga Ekipi Territorial i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe me urdhër të prokurorit publik, është dorëzuar për obduksion.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 18:10 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin A.P. (21) nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit u gjet marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
……
Ndalohet një shofer nga Tetova, për drejtim të automjetit me shpejtësi prej 111 km/orë në një zonë ku shpejtësia është e kufizuar me 50 km/orë.
Me datë 27.04.2025, në orën 16:10, në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore-Tetovë kanë ndaluar personin N.L.(49) nga Tetova, për arsye se ai drejtonte veturën ,,Honda”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 111 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. N.L. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 21:00, zyrtarët e policisë nga DPB Gostivar, në lagjen ,,Fazanerija” kanë ndaluar personin D.E.(34) nga Gostivari, i cili u denoncua nga gruaja e vëllait të tij A.E.(26) nga Gostivari, se rreth orës 19:30 në shtëpinë e tyre familjare ishte sjell në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. D.E. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 28.04.2025 në orën 00:00 në kryqëzimin e rrugës “Vëllezërit Milladinovi” dhe rrugës “Gjorçe Petrov”, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin G.F.(22) nga Tetova, i cili kishte hedhur një qese me marihuanë përpara një objekti hotelerik në rrugën “Vëllezërit Miladinovi”. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 19:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarëve të policisë nga SPB Tetovë personi A.B. (36) nga Tetova, iu ka denoncuar vepër penale “shërbim i personit të mitur me pije alkoolike” kundër një shitësi të një tobako shitore. A.B. i kishte gjetur një shishe alkooli djalit të tij 13-vjeçar, të cilën e kishte blerë tek Tobako shitorja. Po merren masa për sqarimin e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025, në orën 21:20, në fshatin Zhelinë zyrtarët policorë të NjP Grupçin, kanë ndaluar personin F.M.(28) nga fshati Pallaticë, i cili në Stacionin Policor të Tetovës në orën 19:10 është raportuar nga R.F. (57) nga fshati Reçicë e Vogël, me të cilin punon në të njëjtën kompani nga fshati Pallaticë, se ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe është përpjekur ta sulmojë me një mjet të mprehtë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 15:35, në SPB Tetovë janë arrestuar personat L.A.69) dhe S.A.(62), të dy nga fshati. Brvenicës, të cilët ishin raportuar se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike në fshat duke bërtitur, duke u grindur dhe duke u sjellë në mënyrë të pahijshme në një vend publik. Ata u ndaluan në stacion policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre, do të ngrihet parashtresë përkatëse sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për Veprat Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
……
Me datë 27.04.2025 në orën 15:00, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.Sh. (59) nga fshati Shipkovicë e Tetovës dhe një skuter elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga Tetova. I mituri ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga ekip i SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (27 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 82 drejtues mjetesh (TE-48 dhe GV-34) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu u sanksionuan 8 shoferë (TE) që drejtuan një automjet pa kaluar provimin për patent shoferi, gjegjësishtë pa patentë shoferi, si dhe 15 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-10 dhe GV-5) për të cilët janë përgaditur urdhërpagesa për kundërvajtje.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 26.04.2025 në ora 09.10, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë ndaluar R.E. (63) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin korektues penal -Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
…..
Me datë 26.04.2025 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga NjO Çegran, kanë arrestuar një 17-vjeçar nga Kavadari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se një ditë më parë kishte sulmuar fizikisht të afërmin e tij M.R.(40) dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat i ishin konstatuar në Qendrën Emergjente Teovë. Ai është duke u mbajtur në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (26 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 35 drejtues mjetesh (TE-23 dhe GV-12) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 12 prej të cilëve (TE-7 dhe GV-5) janë ngritur me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-32 dhe GV-17). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 25.04.2025 në ora 13.35 në Stacionin Policor Tetovë F.A nga Tetova ka raportuar se te rrethrrotullimi ndërmjet rrugës së “Ilindenit” dhe rrugës “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa nxënës të shkollës fillore në të cilën e ka ndjekur mësimin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 14.30 në Stacionin Policor Tetovë, H.M. (29) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë në ora 16:00 gjatë pushimit të gjatë, djali i saj i mitur, nxënës në të njëjtën shkollë fillore në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 18.20 në Stacionin Policor Tetovë, një 58 vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.N. dhe N.B., të dy nga Tetova, për shumën prej 2.650 euro. Sipas raportit, në shkurt të vitit 2025 ka arritur marrëveshje me A.N., i cili është paraqitur si menaxher i një personi juridik nga Tetova, dhe me N.B. të transportonte automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes” nga Zvicra për shkak se u kishte paguar shumën për transport dhe rregullimin e dokumenteve të zhdoganimit me transfertë të shpejtë. Sipas raportimit, deri në momentin e denoncimit nuk i kanë sjellë as automjetin dhe as nuk ia kanë kthyer paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Me datë 25.04.2025, në periudhën nga ora 14:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë vepruar sipas planit “Komunikacion i sigurt” dhe në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” dhe rrugën “Boris Kidriç” kanë konstatuar dy vetura që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa posedim të licencës përkatëse. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…..
Me datë 25.04.2025 në ora 23:25, nga Qendra Emergjente e Tetovës kanë raportuar në Stacionin Policor të Tetovës se një person i moshës 50 vjeçare nga Kavadari është sjellë me lëndime të rënda. Sipas njoftimit, ai rreth orës 21:00 është sulmuar fizikisht nga nipi i tij S.,,pnj”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Gjatë ditës së djeshme (25 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 54 drejtues mjetesh (TE-40 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 24 (TE-17 dhe GV-7) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-42 dhe GV-26). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 24.04.2025 në ora 11.30 në SPB, personi J.I.(41) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:00 në oborrin e shkollës së mesme në Tetovë ku m;sonte, djali i tij i mitur për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga njëmoshatar i tij, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet prej xhami. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 13.35 në SPB Tetovë, personi M.S. (67) nga fshati Zherovjan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:30, për shkak të pakënaqësisë me produktet që i kishin blerë më parë është sulmuar fizikisht nga dy persona në tezgën e tij në rrugën “146” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 ora 21.10 në NjP Tearcë, A.R. (26) nga fshati Nerasht i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën lokale në fshatin Nerasht, duke lëvizur me veturën e saj ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, S.U. nga nerashti me automjetit të saj “Golf” me targa të Tetovës i ka dëmtuar pasqyrën anësore dhe nuk është ndalur. Sipas raportit, pasi ajo ka arritur në automjet dhe ka kërkuar të mirren vesht, S.U. dhe motra e saj kanë filluar të sillen në mënyrë agresive ndaj saj dhe ta kërcënojnë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 16.00 në Stacionin Policor Tetovë, T.M.(20) nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 17:15 në NjP Kamnjan, një 27 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.S nga Shkupi për shumën prej 10.000 denarë. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord përmes një rrjeti social që për shumën e deklaruar t’i blejnë një celular, pas së cilës i ka dërguar pakon me postë ekspres, të cilën e ka paguar dhe pasi e ka hapur, ka vërejtur se pajisja ishte e ndryshme nga ajo për të cilën ishte marrë vesh dhe ishte e kyçur, gjë që e bëri të dyshonte se ishte vjedhur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (24-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-25) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 29 (TE-22 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjothashtu janë sanksionuar edhe 56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-34).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 23.04.2025 në ora 10:00 dhe 20:30 në fshatin Leshnicë e Poshtme e Tetovës dhe në fshatin Ozurmisht i Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Grupçin kanë ndaluar personin E.A.(70) nga fshati Leshnicë e Poshtme dhe K.A.(43) nga fshati Ozurmishtë. Ata kërkoheshin me urdhër të bazuar në urdhrat e gjykatës për të vuajtur dënimet me burg. Personat janë dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin Korektues Penal Burgun e Tetovës.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.25, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.H.(68) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshme të vëllait të tij 60-vjeçar nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ndaj tij është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar dhe se motrën e tyre e ka kërcënuar me armë zjarri. Të njëjtën ditë me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.H., gjatë të cilës është gjetur dhe sekuestruar një revole tip “Crossman Air Guns 357”. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të SP Gostivar kanë arrestuar personat F.K.(51) dhe F.S.(24), të dy nga Gostivari dhe Gj.I. (32) nga fshati Tanushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 16:10 para një objekti hotelierik në Gostivar kanë sulmuar fizikisht personin Gj.I.. gjatë kontrollit tek F.S. është gjetur dhe sekuestruar një mjet metalik. Të njëjtën ditë në orën 20:00, F.K. ka raportuar se pas mbërritjes në stacionin policor të Gostivarit është takuar me personinGj.I., i cili e ka sulmuar fizikisht. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 15.00, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga Republika e Turqisë dhe në prani të babait të tij K.M.A. (39) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Gostivar, i është konfiskuar biçikleta që e kishte vjedhur më parë. Biçikleta i është kthyer pronarit B.V.(33) nga Gostivari dhe i mituri po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgattet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 23/24.04.2025, në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB Tetovë, ku në bashkëpunim me inspektorët e Inspeksionit Shtetëror të Tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit të Punës, kanë kryer aksion kontrollues në objekte të basteve sportive, kazinove dhe objekte tjera. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje në juridiksionin e institucioneve të tjera në dy pika bastesh sportive, të cilat kanë marrë masa në përputhje me ligjin. Ndërkohë, në një kazino në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur dhe u arrestuar për qëndrim të padeklaruar në vend personat K.L. (24), V.H. (20) dhe I.H. (24), të tre nga Republika e Shqipërisë dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë nga Qendra Mjekësore Gostivar kanë raportuar se tek ata është pranuar me lëndime të rënda trupore personi G.M.(58) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar kur ka rënë në kanalin e punëtorisë së automekanikut në Gostivar, ku kishte sjellë për servisim veturën e tij ,,Mercedesin” me targa të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer Inspektimin në vnedin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 23.04.2025 në ora 12:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga “Ivo Ribar Lola” dhe rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, vetura “Renault Espace” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga V.T. (60) nga Tetova, ka goditur këmbësorin E.S.(75) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (23 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-13) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 35 (TE-23 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 83 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-51 dhe GV-32).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë dhe sigurinë personale.
Me datë 22.04.2025 në ora 13:00 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar personin S.J. (53) nga fshati Sedllarevë e Tetovës, i cili në bazë të aktvendimit gjyqësor ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burg. Ai është transferuar në Institucionin korektues penal-Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 20:35 në një rrugë lokale në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan kanë privuar nga liria personin F.A.(19) nga fshati Bogovinë për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është duke u mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 13:20 në Stacionin Policor Tetovë, një 20 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.J. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin nuk ishin të kurrorëzuar. Sipas raportit, ai shpesh e detyronte atë t’u kërkonte prindërve të saj para dhe gjithashtu kishte marrë disa kredi të shpejta në emër të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Tetovë, D.N.(21) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj G.S nga një fshat tjetër i Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Gjatë ditës së djeshme (22 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 79 drejtues mjetesh (TE-62 dhe GV-17) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 39 (TE-29 dhe GV-10) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 47 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-25).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 21.04.2025 në ora 20:35 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektoti për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(30) nga Tetova, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 22.04.2025, në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 02.25 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.B.(31), D.B.(32), M.B.(29), E.B.(50), Xh.B.(34), S.A.(42), A.Sh. (44) dhe N.S. (20), pasi që rreth orës 23:45 në rrugën ,,Boge Veljanoski”, pas një debati të mëparshëm, kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të gjithë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 21.04.2025 në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë e Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A.(28) nga fshati Poroj Tetovës, i cili me shpejtësi prej 103 km në orë, në zonë të banuar, drejtonte automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. Ndërsa, në orën 18:54 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur ,,Uji i ftohtë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin S.R.(35) nga fshati Gjermë e Tetovës, i cili me shpejtësi prej 173 km në orë, drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km në orë, jashtë zonës së banuar.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 03.30 në Spitalin klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Z.J.(39) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 34-vjeçare. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Gjatë ditës së djeshme (21-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 102 drejtues mjetesh (TE-91 dhe GV-11) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 20.04.2025 në ora 22.00 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B. (25) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Me datë 20.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Gostivar, S.K. (36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 17:00. në korridorin e objektit ku banon në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person i cili paraprakisht kishte debatuar me fëmijët e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 ora 17.35 në Njësinë e Policisë Kamnjan, petsoni A.M. (44) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga D.I. (60) nga fshati Bogovinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 në ora 15.50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se më shtëpinë e tyre familjare më Tetovë, ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Privohet nga liria shoferi në rrugën Gostivar-Kërçovë pasi ka tejkaluar një kolonë automjetesh
Më datë 19.04.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër gurores, kanë privuar nga liria personin F.S. (59) nga fshati Livadhi e Strugës, i cili me veturën e tij Volkswagen me targa të Strugës ka tejkaluar një kolonë më të gjatë të automjeteve, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 19.04.2025 në ora 12.15 në Policinë e Gostivarit, është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, një motoçikletë “Honda” me targa të Tetovës, e drejtuar nga G.I. (33) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti, të konfirmuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
………
Me datë 19.04.2025 në ora 22.20, në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me urdhër të gjykatës, kanë ndaluar personin E.H. (40) nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
………
Me datë 20.04.2025 në ora 00.05 në rrugën lokale në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personat Sh.Sh.(19) dhe A.S. (18), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë një kontrollit tek Sh.Sh. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresl përkatëse.
…….
Me datë 20.04.2025 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.H. (68) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 235 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet paraahtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (19 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-3) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 4 prej të cilëve (TE-3 dhe GV-1) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 87 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-58 dhe GV-29).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 17.04.2025 në ora 14.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria peronat H.Sh.(56) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës dhe N.S. (55) nga fshati Kamjan i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin ,,Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.S., është konstatuar se i njëjti kryente transport publik të udhëtarëve pa dokumentacion përkatës. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer tek H.Sh., i cili udhëtonte në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 40 mijë euro në prerje të ndryshme. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 279 dhe neni 284-a i Kodit Penal.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 15.50 në DPB Gostivar, personi H.M. (49) nga fshati Zdunjë e Gostivarit, ka raportuar se në parcelën e babait të tij Sh.M. me sipërfaqe prej 2098 metër katrorë, për të cilën ka akt pronësor dhe marrëveshje për ndarje fizike të datës 28.12.2024, dhe të tjëjtën me datë 16.04.2025 ka vendosur ta rrethojë me rrjetë, për çka ka dërguar njoftim në komunën e Gostivarit, kanë ardhur personat A.J., M.B. dhe E.B. nga Gostivari dhe i kanë ndalur punën duke i thënë se një pjesë e parcelës është e tyre dhe i kanë bashkangjitur një certifikatë pronësie. Sipas kallëzimit, ai dyshon se 212 metër karorë i janë marrë në mënyrë të kundërligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 13:30 në Gostivar, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë arrestuar personat S.D. (58) dhe A.Z. (84), të dy nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre janë sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 18.04.2025 në ora 03.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.R. (46) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 46-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 18.04.2025 në ora 00.15 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin A.Xh. (38) nga Gostivari, i cili dyshohet se në fillim të muajit ka vjedhur një motoçikletë në rrugën ,,JNA” në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës nga neni 235 i Kodit Penal.
…….
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 67 drejtues mjetesh (TE-43 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, prej të cilëve 23 (TE-20 dhe GV-3) janë ngritur me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-44 dhe GV-24).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 16.04.2025, në periudhën nga ora 10.00 deri në orën 18:00, zyrtar nga SPB Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer kontroll në dy objekte hotelierike në Tetovë. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë konstatuar një sërë parregullsish, për të cilat do të merren masa nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 18.00 në SPB Tetovë, personi B.I. (36) nga fshati Radushë ka raportuar se rreth orës 17:00 në lagjen ,,Drenovec” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personat L.B. dhe Z. ,,pnj”, me ç’rast njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë, por nuk e ka përdorur. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentirmin e rastit.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 09:35 në NjP Kamnjan është raportuar një zjarr në shtëpinë e personit M.I.(40) në fshatin Bogovinë e Tetovës. Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial i Zjearrfikjes Tetovë. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 72 drejtues mjetesh (TE-45 dhe GV-27) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 31 (TE-19 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, ta përshtatin atë sipas kufizimeve të sigurisë të parapara me ligjet dhe tabelat, t’i parkojnë automjetet vetëm në zonat e caktuara të trafikut dhe në këtë mënyrë të përcjellin sa më shumë shenjat e komunikacionit dhe qarkullimit normal.
Me datë 15.04.2025 në ora 20:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.H.(25) nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai dyshohet se më datë 04.04.2025 ka kryer “vjedhje të rëndë” dhe i ka marrë një biçikletë personit S.D.(32) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës nga neni 236 i Kodit Penal.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 02:00 në një fshat afër Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Zherovjan kanë privuar nga liria personin I.A. (40) nga ai fshat, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 36-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtur në këstacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 11.00 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë arestuar personin D.C.(68) nga Tetova pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në orën 23:50. në NjP Çegran, një 37-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga V.F. nga Gostivari për shumën prej 500 euro. Sipas kallëzimit, ai i ka shitur personit një automjet pasagjerësh për shumën e deklaruar dhe kanë rënë dakord që ta çojnë në një riparim, ta paguajnë të nesërmen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje shitblerjeje në noter. Siç raportohet, deri në ditën e kallëzimit, personi e ka gënjyer për pagesën dhe i ka thënë se ishte jashtë shtetit, por ndërkohë ka vërejtur mjetin të çmontuar në një parcel për autopjesë të përdorura. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 19:10, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, pas kryqëzimit të Kamnjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volkswagen Golf me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga K.A. (30) nga Velesi, automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Gostivarit i drejtuar nga I.P. (42) nga Gostivari dhe automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.Sh. (80) nga fshati Kamnjan. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri i automjetit “Golf”, E.E. (36) nga Shkupi, ndërsa tre shoferët dhe një pasagjer nga Golfi kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues i SPB Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (15 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 56 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 23 (TE-16 dhe GV-7) janë marë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 73 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-34 dhe GV-39).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Me datë 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Gostivar, kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, në të cilin janë konstatuar gjithsej 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61). Gjatë kontrollit sipas nenit 297a – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2). Në autostradën Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga lria personi M.B. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Rover” me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 178 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/horë. Në të njëjtin vend është privuar nga liria R.A.(42) nga Tetova, e cila ka drejtuar me shpejtësi prej 172 km/orë veturën ,,Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga liria personi A.A. (33) nga fshati Rakovec për drejtimin e veturës së udhëtarëve ,,Audi” me targa të Tetovës i cili e ka drejtuar me shpejtësi prej 193 km/orë. Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të ,,Ujit tëftohtë” janë privuar nga liria personi V.Z. (24) nga fshati Zhelinë e Tetovës, për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 179 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/orë dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve Volkswagen ,,Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/orë. Ndërsa në magjistralen Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave rrugore Gostivar, janë privuar nga liria personat A.M. (42) nga Shkupi për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 171 km/orë në vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë dhe N.B. (54) nga Ohri për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me targa të Ohrit me shpejtësi prej 165 km/orë. Personat janë ndaluar në stacionet policore dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:20, në Stacionin Policor Tetovë, M.I. (48) nga fshati Kamnjan i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në Spitalin klinik të Tetovës, kolegu i saj D.H. është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Me datë 14.04.2025 në ora 01.55 në rrugën ,,116” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin R.S. (91) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të djalit të tij L.S. (66) nga Tetova, se ka shtënë me armë zjarri. I njëjti është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ekipi i SPB Tetovë ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë të kalibrit 7,65 mm “CZ” dhe një kornizë me 6 fishekë të pa shkrepur në pronësi të R.S. i cili posedonte me leje një gëzhojë të përdorur dhe një predhë nga një plumb i shkrepur.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 23:10 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personi P.T.(44) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 21:40. në rrugën ,,Bllagoja Toska” ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë që kryenin detyrën. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 22:45 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.B.(23) nga fshati Tearcë e Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht personat B.M. (32) nga Tetova dhe F.I. (21), punonjës të Spitalit klinik të Tetovës, ndërsa i kanë ofruar ndihmë mjeksësore. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:00. në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB- Gostivar, kanë arrestuar personin I.Z.(28) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga M.P. (57) nga Gostivari se rreth orës 21:30 e kas sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Gostivar. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në INKP Tetovë – Burgu i Tetovës, ka rënë zjarr në një ngrohës diellor. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vend ngjarje.
Me datë 12.04.2025, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objekte ndihmëse në rrugën “Bllagoja Toska” te personi E.L.(32) nga Tetova, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pako me kokainë dhe një pistoletë gazi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe privuar nga liria babai i tij M.L.(57) dhe vëllai i tij A.L. (29), dhe sipas tyre, E.L. ishte jashtë vendit. Ata janë mbajtur në stacionin policorë për veprime të mëtejshme. Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.
…….
Më datë 12.04.2025 në ora 17:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Banjën e Tetovës, kanë privuar nga liria personin R.S. (40) nga fshati Pallaticë e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresl përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 ora 21:45. në fshatin Palçisht i Epërm, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personin O.F.(43) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 12.04.2025 në ora 13:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar kanë arestuar personin H.M.(34) nga Gostivari i cili drejtonte veturën “Golf” me targa të Gostivarit dhe i nkëjti me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 në ora 21:15, në NjP-Kamnjan, personi S.J.(60) nga fshati Bogovinë ka raportuar se rreth orës 16:00, derisa ishte në fushë me djalin e tij E.J. (38) ku punonin bashkë, kishin ardhë bashkëfshatarët e tyre M.M., Z.M. dhe A.M. të cilët pas një debati të shkurtër verbal kanë filluar t’i sulmojnë fizikisht, gjë që iu kundërpërgjigjë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Sot (13.04) në ora 01.30 në rrugën “Sedek Kostoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin A.I. (20) nga fshati Çegran, i cili ishte pasagjer në veturën ,,BMW” me targa të Gostivarit dhe me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj tyre, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresl përkatëse.
Më datë 10.04.2025, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer një urdhër paraprak nga Ministrisë së Shëndetësisë, në bayë të urdhrit paraprak nga Gjykata themelore Gostivar, kanë kryer bastisje të jashtëzakonshme në një person juridik që zotëron leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në pronësi të personit A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë dhe A.R. nga Bosnja dhe Hercegovina.
Kontrolli dhe këqyrja e objektit u krye në prani të njërit prej pronarëve dhe drejtuesve personit A.K. dhe punonjësit Xh.I.(39) nga Republika e Sllovenisë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Sellarc e Epërme e Tetovës, si dhe janë konstatuar një sërë parregullsish lidhur me procesin e kultivimit të bimës së kanabisit, e cila është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike, për këtë arsye dyshohet se prodhimi i kanabisit ishte i destinuar për tregun ilegal.
Gjithashtu është konstatuar se kanabisi po thahej në dy salla dhe në njërën nga sallat u gjetën nëntë fuçi plastike të mbushura me produktin e përfunduar – lulen e tharë të kanabisit, për të cilat personi juridik nuk posedon asnjë dokumentacion.
Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Gostivarit, kanabisi i gjetur (bimët dhe lulja e tharë) janë konfiskuar dhe i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar, ndërsa pronari A.K. dhe punonjësi Xh.I. janë privuar nga liria. Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit, sot Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit do të bëjë kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 95-c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe të njëjtit do të paraqiten para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Gostivarit.
……
Më datë 10.04.2025, lidhur me privimin nga liria të personave D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri, të cilët janë denoncuar nga M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë e kanë sulmuar fizikisht në një veturë me targa të Prilepit. Në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së dhe zyrtarë policorë nga SPB Manastir, janë kryer bastisje në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Pas dokumentimit të rastit, në Prokurorinë Publike të Tetovës do të dërgohen kallëzime përkatëse.
……
Më datë 10.04.2025 ora 20:30. në Tetovë, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin G.S. (37) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet raport përkatës.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 12.00 në Policinë e Tearcës, një 43 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 11.30 në shtëpinë e tij ka ardhur dhëndri i tij E.I. nga Tetova, me të cilin ka pasur marrëdhënie të acaruara dhe pas një debati të shkurtër mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 16.20 në Stacionin Policor Tetovë, A.S. (42) nga fshati Bërvenicë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në një zyrë postare në Tetovë, V.A. nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Me datë 08.04.2025 në ora 20:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat B.L. (47) dhe E.I. (43), të dy nga Tetova, pasi iu gjet kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 08.04.2025 në ora 12.30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.A. (61) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vepër e kryer penale nga neni 297 paragrafi 3 i Kodit Penal. Ai është transferuar në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 08.04.2025 në ora 17.10 në Stacionin Policor Tetovë, F.R. (47) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:40. në rrugën ,,Murat Baftijari” në Tetovë, fqinji i saj H. ,,pnj” (42) është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 08.04.2025 në ora 13.40 në Stacionin Policor Tetovë, E.M.(36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12:30 në shkollën fillore ku ka mësuar vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 09.04.2025 në ora 00.20 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin M.S. (36) nga Gostivari, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
Me datë 07.04.2025 në ora 11.30 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (18) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ndërsa, pas kontrolleve të kryera, u konstatua se ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arrest qendror për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 242, neni 235 dhe neni 236, paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është mbajtë në stacionin dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës. S.M. është dërguar dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkup 1. Në ora 17:00. në rrugën ,,Goce Dellçev” në Tetovë, është privuar nga liria personi Sh.R. (32) nga Tetova nën dyshimin se i ka shitur drogë personit S.M. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 14.10 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2.15% promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuzë në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 18.00 në rrugën ,,Momir Andonoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, privuar nga liria personin D.M.(23) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të ish-të dashurës së tij 18-vjeçare, se i njëjti ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kërcënonte për një kohë të gjatë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 08.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.S. (53) dhe A.M. (38) nga Gostivari, për prishje të rendit dhe qetësisë publike duke debatuar me njëri-tjetrin dhe sjellje agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë gjetur të miturën S.A.(14) nga Shkupi e cila ka qenë bashkë me një të mitur nga Gostivari, për të cilën nëna e saj Z.R. nga Shuto Orizari i Shkupit, paraprakisht kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Në bashkëpunim me përfaqësuesin e Qendrës për Mirëqenie Sociale të Gostivarit, ajo i është dorëzuar nënës së saj.
Tetovari humb jetën nga aksidenti në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohet rëndë edhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, në afërsi të zonës “Ura Skudrinsk”.
Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, aksidenti është raportuar në ora 18:00 në Departamentin e Policisë në Rostushë.
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.
“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Më datë 06.04.2025 në orën 23:05 në fshatin Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia policore në Zherovjan kanë gjetur dhe ndaluar të miturin nga Shtipi për të cilin është raportuar se rreth orës 21:20 është arratisur bashkë me një të mitur tjetër nga Koçani, nga Institucioni Korrektues në Vollkovi. Ai është dorëzuar në këtë instiucin dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e të miturit tjetër.
…..
Më datë 06.04.2025 në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë, është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S. (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe në vend u ka ndëruar jetë, ndërsa gruaja e tij A.S. (47), e cila ka qenë bashkëudhëtare me të, ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik.
Më datë 04.03.2025 në ora 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal, e kanë privuar nga liria personin A.L.(21) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.03.2025 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga NjP Jegunovc, në fshatin Raotincë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.S.(22) nga fshati Jegunovcë, i cili ka qenë në automjetin e parkuar ,,Citroen” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.R. (70) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në Gostivar. Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim-Shkup, në objektin hotelierik në Gostivar është kryer kontroll i aparateve për fikjen e zjarrit, me ç’rast është konstatuar se kartela e kontrollit të aparatit nuk është origjinale por fotokopje. B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 04.03.2025 në ora 23:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cilo është djali i motrës së saj, në shtëpinë e vëllaut të saj ka kryer sulm seksuar ndaj vajzës së saj pesëvjeçare. Për rastin është njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 15:20, zyrtarët policorë të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë në bulevardin ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat S.M. (42) dhe M.R.(36), të dy nga Kamnjani i tetovës, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, i kanë kërcënuar dhe i kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatës.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 12:30, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë, në fshatin Gradec të Gostivarit, kanë ndaluar personat Sh.Z. (28) dhe D.A. (20) të dy nga fshati Gradec, të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale nga neni 235 paragrafi 2 i Kodit Penal, të raportuar më 02.04.2025 nga S.B. (28) nga fshati Gradec. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit me vërtetim, ndërsa Sh.Z. dhe D.A. janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të vijojë procedim përkatës.
……
Më 04.03.2025 në orën 13:30 në DPB Gostivar, R.S. (77) nga fshati Çegran ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 10:30 është sulmuar fizikisht nga V.I. nga i njëjti fshat, i cili gjatë sulmit e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe djemtë e tij. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më datë 02.04.2025, ora 15:30, në SP Gostivar është paraqitur vetë personi M.T.(21) nga Gostivari, i cili rreth orës 13:20 është raportuar nga një e mitur 17-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, me të cilin ishin në lidhje dashurie. Në prani të babait të saj, ajo ka denoncuar në stacionin policorë se M.T. sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e shantazhonte se do të publikonte video dhe foto komprometuese nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.04.2025 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga NjP për Siguri në komunikacionin rrugorë Gostivar, kanë ndaluar P.O. (40) nga fshati Raven i Gostivarit, e cila është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe nuk ka pranuar të identifikohen. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 03.04.2025 në ora 02:40 në SPB Tetovë personi F.I. (40) nga Tetova, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të qytetit në Tetovë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
..…..
Më datë 02.04.2025 në orën 14:05 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, policëve të stacionit policor të Tetovës, personi A.Z. (49) nga fshati Reçicë e Madhe, u ka raportuar se familjarët e tij që janë edhe fqinjët e tij N.Z. dhe S.Z., janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe kanë dëmtuar shtyllat e rrethojës ndërmjet pronave të tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 02.04.2025 në orën 14:30, personi J.B.(37) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 00:30 është thirrur nga personi F.N. dhe janë pajtuar që të takohen në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Gostivar. Por aty ka ardhur F.N. me një person tjetër dhe kanë sulmuar fizikisht personin J.B. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 02.04.2025 në orën 19:40, personi A.R.(36) nga Gostivari, së bashku me vajzën e tij të mitur, ka raportuar se rreth orës 17:30, pas përfundimit të mësimit në shkollën fillore, kur është nisur për në shtëpinë e saj, e mitura është sulmuar fizikisht nga një i mitur i cili ka mësuar në të njëjtën shkollë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 01.04.2025, në ora 16:30, në rrugën ,,168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar personin F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga INKP Idrizovë. F.S. ishte i dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penakle nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishin mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.
…….
Më datë 01.04.2025 në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në ora 21:00, në zonën e SPB Tetovës dhe DPB Gostivar, janë ndërmarrë veprime konform një aksioni operativ, me qëllim të ndërmarrjes së organizuar, të sinkronizuar dhe të koordinuar të masave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim shuarjen e veprave të kundërligjshme dhe kriminale në objektet hotelerike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilat janë kryer në bashkëpunim me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, inspektorët nga Drejtoria e Policisë Financiare të Shkupit dhe inspektorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ku janë kryer kontrolle në 6 objekte hoteliere (TE-2 dhe GV-4) është kryer kontrolli, mbikëqyrja dhe inspektimi i dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me kompetencat dhe fushëveprimin e tyre si objekte hoteliere ku janë konstatuar mangësi dhe për to do të merren masat e duhura nga IShP, DPF dhe DMSh.
…..
Më datë 01.04.2025, në ora 22:45, zyrtarët policorë nga NjP Kamnjan, në fshatin Bogovinë të Tetovës, afër xhamisë së vjetër, kanë gjetur personin I.Sh.(52) nga Gostivari duke kërkuar lëmoshë. Ndaj I.Sh është përgatitur parashtresa përkatëse nga neni 24 i Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.
……
Më datë 01.04.2025, në ora 13:30, nnë SPB Tetovë Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se N.B.(61) nga
Gostivari ka kërkuar ndihmë mjekësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, e njëjta është rrëzuar duke ecur nga parku i qytetit në trejtim të sheshit të qytetit.
@tetovanews
@tn.lajmelokale