Ballina Aktualitet Mexhiti: Është koha e fundit që Taravari të tërhiqet prej bisedimeve me...

Mexhiti: Është koha e fundit që Taravari të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në: Nuk mund të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bisedosh me BDI-në

Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se VLEN-i është formuar si antipod i BDI-së dhe se votat janë fituar për ta sjell ndryshimin.

“Meqë i kemi marrë votat, përgjegjësinë, duhet t’i dalim zot kësaj pune. Sepse asnjëri prej neve nuk i kemi fituar votat vet. As LD, as ajo gjysma e ASH-së, as Besa as Alternativa as VV por të gjithë bashkë dhe ka një kuantum votash të cilat nuk janë të përcaktuara partiakisht por kanë votuar për ndryshim për rotacion politik”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti tha nëse kemi parasysh këto fakte, dhe kur në kohë të vështira, sipas tij janë bërë bashkë, “nuk është mirë tash kur në kohë stabile të relaksime të ndahemi vet.

“Edhe publikisht e ftoj të reflektoj zotri Taravari është pjesë e VLEN-it e dëhsirojmë brenda VLEN-it, qytetarët kërkojnë që subjektet të shkrihen në një subjekt që të ketë dy tabore në kampin politik shqiptarë, ky është opsioni më i mirë”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti tha se ata e dëshirojnë që ASH e Taravarit të jetë brenda VLEN-it dhe se është koha e fundit që të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në.
“Nuk mund pra të jetë edhe pjesë e VLEN-it edhe të bisedon me BDI-në”, shtoi Mexhiti. /SHENJA/

@tn.lajmelokale

Mexhiti fton Taravarin për reflektim: Nuk do të thotë se nëse nuk merresh vesh te shtëpia, të shkosh te BDI-ja! Mexhiti: Është koha e fundit që Taravari të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në: Nuk mund të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bisedosh me BDI-në Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se VLEN-i është formuar si antipod i BDI-së dhe se votat janë fituar për ta sjell ndryshimin. “Meqë i kemi marrë votat, përgjegjësinë, duhet t’i dalim zot kësaj pune. Sepse asnjëri prej neve nuk i kemi fituar votat vet. As LD, as ajo gjysma e ASH-së, as Besa as Alternativa as VV por të gjithë bashkë dhe ka një kuantum votash të cilat nuk janë të përcaktuara partiakisht por kanë votuar për ndryshim për rotacion politik”, deklaroi Mexhiti. Mexhiti tha nëse kemi parasysh këto fakte, dhe kur në kohë të vështira, sipas tij janë bërë bashkë, “nuk është mirë tash kur në kohë stabile të relaksime të ndahemi vet. “Edhe publikisht e ftoj të reflektoj zotri Taravari është pjesë e VLEN-it e dëhsirojmë brenda VLEN-it, qytetarët kërkojnë që subjektet të shkrihen në një subjekt që të ketë dy tabore në kampin politik shqiptarë, ky është opsioni më i mirë”, deklaroi mes tjerash Mexhiti. Mexhiti tha se ata e dëshirojnë që ASH e Taravarit të jetë brenda VLEN-it dhe se është koha e fundit që të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në. “Nuk mund pra të jetë edhe pjesë e VLEN-it edhe të bisedon me BDI-në”, shtoi Mexhiti.

♬ original sound – TN – Lajme Lokale