Ballina Kronika Ndahet nga jeta 30-vjeçari nga Haraçina i plagosur rëndë në Bit Pazar...

Ndahet nga jeta 30-vjeçari nga Haraçina i plagosur rëndë në Bit Pazar të Shkupit

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda që mori disa orë më parë nga plumbat në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. I riu ka ndërruar jetë në sallë të operacioneve në Klinikën shtetërore në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

Ngjarja ka ndodhur sot, pas namazit të së premtes, kur persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.

Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Policia po heton nëse të shtënat e sodit kanë lidhje me një zënkë fizike mes dy grupeve rreth dy javë më parë.

Sot ka ndrruar jetë djali i bashkëluftëtarit tonë të ndjerë, Komandant Arusha, Alajdin Sulejmani. Alajdini ishte vetëm 29 vjeç kur plumbat e pabesë e goditen në Çairin e mbushur me vrasës te pamëshirshëm. Ngushëllime familjes Sulejmani! Shkruan Xhem Baruti Lamallari

“Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën ‘Vojdan Çernodrinski’ në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarët e Policisë së Stacionit të Policisë “Bit Pazar”, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje të armatosur, gjatë së cilës një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, Alajdini është djalë i të ndjerit Nazmi Sulejmanit – Komandant Arusha nga Haraçina. (koha.mk)

Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi

Të nderuar vëllezër e motra e të nderuar bashkëvendas Haraçinas, sapo mora lajmin e hidhur për largimin nga kjo Botë të Alajdinit, djalit të komandantit të nderuar Nazmi Sulejmani.
Alajdinin e njohim si birë i një babai me vepra të mëdha për komb e për fe, duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e të gjithëve, që në vitin 2001 të derdhë edhe gjak nga plagët e marrë duke mbrojtur pragjet e shtëpive tona dhe të drejtat tona në pergjithsi.Alajdinin Allahu e bashkoft në Xhenet me babën e tij.
Familjarëve, bashkëfshatarëve e të gjithë atyre që i njohën babë e bir Allahu u dhashtë durimin, me lutjen drejtuar Allahut, që rastet si ky i sotmi të mos na përsëriten asnjëherë

Allahu të mëshiroftë e të faltë XhehnetinAlajdin.

Ky është Alajdin Sulejmani që mbeti sot i vrarë në Shkup pas namazit të Xhumasë.