Ballina Aktualitet Raportohet për ndalime masive lidhur me rastin e Koçanit, të përfshirë ministra...

Raportohet për ndalime masive lidhur me rastin e Koçanit, të përfshirë ministra dhe zyrtarë të dikurshëm dhe aktualë

Një ministër aktual pa portofol në qeveri dhe një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë arrestuar për zjarrin e tmerrshëm në diskotekën “Pulse” të Koçanit që mori 62 jetë dhe plagosi gati 200 persona. Në hetimin e Prokurorisë janë përfshirë edhe tre ish-ministra të ekonomisë nga radhët e BDI-së, të cilët dyshohen edhe për funksionimin e paligjshëm të disko klubit, i cili zgjati me vite, shkruan Netpres, transmeton Tetova News.

Prokurori kompetent që drejton hetimet për zjarrin në Koçan ka lëshuar urdhër në polici për ndalimin e ministrit pa portofol dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Shaban Saliu.

Shaban Saliu – Шабан Салиу

Bashkë me të është ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevad Selami.

Xhevad Selami

Në hetim janë përfshirë edhe tre ish-ministra të ekonomisë, të cilët kanë qenë pjesë e ish-qeverisë së VMRO DPMNE-së dhe BDI-së – Bekim Neziri, Driton Kuci dhe Valjon Saraçini.

Valon Saraçini
Driton Kuçi
Bekim Neziri

Në hetimin për zjarrin në “Pulse” prokuroria ka përfshirë edhe Adnan Xhaferovskin, ish-drejtor i Prokurorisë Publike, si dhe Viktor Dermenxhiev, ish-drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Adnan Xhaferovski
Viktor Dermenxhiev

Informacionet jozyrtare janë se dhjetëra zyrtarë të tjerë dyshohen për funksionimin e paligjshëm afatgjatë të disko “Pulse” në Koçan, informacione për të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim.

BDI reagon pas arrestimit të ish-minsitrave: Agresion i njëanshëm kundër shqiptarëve, drejtësia është kthyer në mjet hakmarrjeje

Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë.

Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë.

Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale!

BDI do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vazhdimin e këtij sulmi dhe për të siguruar drejtësi për popullin shqiptar në vend.

SDK.mk raporton se me urdhër të Prokurorisë, policia sot po arreston ish-zyrtarë të lartë dhe po mbledh prova teksa zgjeron hetimet për zjarrin katastrofik në diskotekën Pulse në Koçan më 16 mars, ku humbën jetën 61 persona dhe mbi 200 u plagosën, disa prej të cilëve janë ende në gjendje kritike, transmeton Portalb.mk.

Pas 30 të mëparshmeve, hetimi tani po zgjerohet në mbi 23 të dyshuar të rinj, përfshirë ish-ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, i cili hyri në MNAV dy vjet më parë dhe rrahu një kontrollor të trafikut ajror, pastaj drejtorin prej shumë kohësh të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe ministrin aktual pa portofol Shaban Saliu, Valon Saraçini – ish-ministër i Ekonomisë dhe të tjerë.

Driton Kuçi, ish-ministër i Ekonomisë, i cili aktualisht është ambasador i Maqedonisë në Norvegji, dyshohet se është gjithashtu i dyshuar. Është arrestuar edhe drejtori aktual i DMSH Xhevat Selami, por sikurse me emrat e mëparshëm, nga Prokuroria thonë se gjatë ditës do të ketë informacione zyrtare.

“Me urdhër të prokurorit publik po punohet për ndalimin e disa personave, me qëllim zgjerimin e hetimeve për zjarrin në Koçan. Institucionet kompetente do ta informojnë publikun në mënyrë të koordinuar pasi të përfundojnë veprimet në vazhdim”, thanë nga Prokuroria.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke thënë se “sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë. Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë”.

“Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi. Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale! BDI do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vazhdimin e këtij sulmi dhe për të siguruar drejtësi për popullin shqiptar në vend”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.