Home Bota Sudani njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur (VIDEO)

Sudani njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur (VIDEO)

0
Sudani njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur (VIDEO)

Sudani bëhet shteti 119 që e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Sudani njeh zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, presidentja Vjosa Osmani pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef njoftoi lajmin.

“Ishte nder dhe kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, takimi i parë ku më informoi me instruksionet e Presidentit të Sudanit për të njohur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin diplomatik mes dy vendeve. Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, popull shumë mirënjohës për këtë njohje, sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë, por është njohje e vështirësive që kemi kaluar dhe përpjekjeve për të qenë të lirë, të pavarur e sovranë. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit nga zemra dhe njëkohësit jini të sigurt që mund të mbështeteni në Republikën tonë si aleat dhe partner i Sudanit“, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sudani bëhet shteti 119 që e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se edhe shteti i afrikan i Sudanit, ka njohur zyrtarisht Kosovën, si shtet të pavarur e sovran.

Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke shtuar se ky është fillimi i një partneriteti të madh.

“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi Osmani.

Pacolli përgëzon Osmanin: Njohja nga Kenia nisi një valë të re përkrahjeje për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Sudani, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar se kjo njohje vjen si vazhdimësi e një vale të re mbështetjeje për Kosovën, e cila u nxit nga njohja e fundit nga Kenia – një prej shteteve më të fuqishme në kontinentin afrikan.

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia si një nga shtetet më të fuqishme në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik. Urime Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Ai gjithashtu ka përgëzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për angazhimin dhe punën e saj në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia, ku po zhvillon takime të ndryshime.

“E përgëzoj edhe Presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, përfundoi ai.