Home Aktualitet VIDEO/Sherri i hoxhallarëve për një grua, Latifi: Tregues i një bote të errët që përkrahet nga politikanë zuzarë

VIDEO/Sherri i hoxhallarëve për një grua, Latifi: Tregues i një bote të errët që përkrahet nga politikanë zuzarë

0
VIDEO/Sherri i hoxhallarëve për një grua, Latifi: Tregues i një bote të errët që përkrahet nga politikanë zuzarë

Filozofi Blerim Latifi, ka bërë një reagim në lidhje me një përplasje akuzash që ka ndodh mes dy hoxhallarëve ku njëri akuzon tjetrin se ia ka marrë gruan, duke thënë se ky rast s’është i izoluar dhe se storia e tyre është tregues i një bote të errët, shkruan Gazeta Express.

Profesori i filozofisë, në postimin e tij, ka thënë se ky rast i këtyre dy hoxhallarëve mes të cilëve ka edhe akuza për dhunë në familje, tregon për një botë që është mesjetare, të prapambetur e primitive.

‘‘26 vite më parë Millosheviqi na i dogji shtëpitë dhe na vrau fizikisht, por ne triumfuam mbi të, sepse ai nuk arriti të na vriste shpirtin dhe mendjen. Atë që nuk arriti të na e bënte Millosheviqi, tash jemi duke ia bërë vetes’’, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Latifi ka thënë edhe se kjo botë e errët po shitet në shoqërinë tonë si model që duhet ndjekur, dhe se kjo ”rrenë e madhe”, siç ka thënë filozofi, gjen përkrahjen e politikanëve ”zuzarë”.

 

Postimi:

Dy imamë kanë ra në sherr me njëri-tjetrin.Njëri e akuzon tjetrin se ia ka rrëmbyer gruan.Tjetri i kundërpërgjigjet me akuzën se është i dhunshëm në familje. Dhe kjo, të nderuar miq, nuk është rast i izoluar. As vetëm storie e ndyrë e dy kodoshëve. Storia e tyre është tregues i një bote të errët, mesjetare, të prapambetur, primitive, botë në të cilën gruaja e ka statusin e një prone, të një gjësendi, të një lecke, në duart e burrave.

Sot kjo botë e errët i shitet kësaj shoqërie si model që duhet ndjekur, si një ligj i dekretuar nga Zoti. Dhe kjo RRENË E MADHE, kjo ndyrësi, sot ka gjetur vend shprehje gjithandej mediave dhe në shumë raste edhe përkrahjen nga politikanë zuzarë, të cilët, për ca vota, janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo të keqe e idiotësi.

26 vite më parë Millosheviqi na i dogji shtëpitë dhe na vrau fizikisht, por ne triumfuam mbi të, sepse ai nuk arriti të na vriste shpirtin dhe mendjen. Atë që nuk arriti të na e bënte Millosheviqi, tash jemi duke ia bërë vetes. /GazetaExpress

Teologu Feim Dragusha ka dalë me akuza ndaj dy hoxhallarëve nga Vitia, për komplot për t’ia grabitur gruan e tij dhe mveshur akuza të rreme për ‘dhunë në familje’.

Kleriku Feim Dragusha ka hedhur këto akuza e pretendime në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook të enjten. Ai ka shkruar se për këtë ndodhi janë të informuar si dega Bashkësisë Islame në Kosovë në Viti dhe qendra tash e një kohë.

“Jam i vetëdijshëm që ky lajm do t’ju befasoj të gjithve, e veçanërisht xhematin, por duke parë që kërkesa ime për ta perjashtuar imamin e Drobeshit Sabahudin Selimin nga detyra e Imamit kishte hasur në vesh të shurdhër dhe as kryetari i KBI-së në Viti dhe as Myftiu Tërnava nuk morën asnjë vendim per largimin e tij, ateherë kam pritur që te kaloj muaji i Ramazanit dhe skandalin e këtyre imamëve ta bëj publike si vijon”.

Dragusha shkruan se Selimi paska joshur bashkëshorten të cilën e mori për grua të dytë madje duke e bindur atë që të denoncojë rrejshëm në polici për dhunë në familje për ta fshehur skandalin, siç pretendon.

Imami i Drobeshit, Sabahudin Selimi, duke u thirr si nje rukjegji dhe duke keqpërdorur hapsirat e xhamisë, ka prekur në moralin tim dhe të familjes Dragusha.
Ky njeri i pandershëm dhe i pamoralshëm për të arritur qëllimin e tij shtazarak, ka marr guxim që të marr per GRUA të DYTË gruan time, e cila kishte shkuar në xhaminë e tij për te derguar nje shoqe te saj për Rukje dhe ky merr hapin dhe martohet fshehurazi me gruan time. Për ta mbrojtur vetën nga ky skandal, Imami Sabahudin Selimi e nxit gruan time qe t’me denoncoj ne polici kinse ‘dhunë në familje’ gjithnjë me qellim që t’me burgosin, e ai pastaj të bej qejf me gruan e huaj…
Pas disa muajve, u kuptua qe martesa ishte bërë fshehurazi, por per grupin e Rrebiovcave kjo kishte qenë HALLALL “, transmeton Periskopi.

Ai shkroi se vendosi të dalë në publik pas injorimit të çështjes nga BIK. Ai akuzon dy klerikë të BIK se paskan asistuar imamin e Dobreshit Sabahudin Selimi që t’ia marr gruan siç pretendoi për grua të dytë. Sipas pretendimeve të Dragushës, kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha, dhe anëtari i këtij këshilli Bali Sadiku, kanë konsideruar se s’kanë bazë pretendimet e tij.

Dragusha shkruan më tej se ka denoncuar rastin në polici dhe ka pritur që ta bëjë publike pas festës së Bajramit.