Ballina Bota Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të riarmatoset, Rusia mbetet kërcënimi kryesor

Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të riarmatoset, Rusia mbetet kërcënimi kryesor

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, në përmbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Frederiksen falënderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe vlerësoi rëndësinë e këtij forumi në një kohë kur Europa përballet me sfida të shumta.

“Faleminderit Edi për mikpritjen e ngrohtë. Ky është një forum i nevojshëm, sepse jo të gjitha shtetet europiane janë pjesë e BE-së, por ne ndajmë të njëjtat sfida,” u shpreh Frederiksen.

Duke folur për sigurinë, ajo e cilësoi Rusinë si një kërcënim të vazhdueshëm për Europën, përmes sulmeve kibernetike, dezinformimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë.

“Jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është një kërcënim i madh për të gjithë ne. Riarmatimi i Europës duhet të jetë prioriteti numër një. Nëse nuk jemi të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin, nuk mund të ndihmojmë as të tjerët – përfshirë Ukrainën,” tha ajo.

Frederiksen nënvizoi gjithashtu mungesën e vullnetit nga Rusia për një armëpushim dhe theksoi nevojën për presion të vazhdueshëm përmes sanksioneve.

Danimarka do të jetë pritësja e radhës e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një format që Frederiksen e konsideroi të domosdoshëm për ruajtjen e unitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të kontinentit.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale