Ballina Shëndeti 40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e personave mbi 18 vjeç vuan nga hipertensioni”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

“Hipertensioni mbetet një rrezik kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore krahasuar me vendet Evropës Perëndimore. Hipertensioni arterial ka ardhur në rritje në popullatën tonë. Prevalenca e hipertensionit arterial është tek grupmoshat më të reja, nën 40 vjeç. Tek meshkujt varion nga 16-40 %, ndërsa tek fermat nga 9-26 %”,thotë specialistja e ISHP, Dorina Canaku.

Edhe të rinjtë mbi 18 vjeç po preken nga hipertensioni.

Tek grupmosha mbi 18 vjeç dëshmon për një rritje të hipertensionit arterial në popullatës shqiptare, nga 37% në 40%, por pozitiv është fakti i personave që e kanë nën kontroll hipertensionin”, shprehet Canaku.

Për mjekët ky është një alarm i cili nuk duhet neglizhuar, pasi hipertensioni është klasifikuar si vrasësi i heshtur.

“Është një faktor rreziku kryesor për vdekshmërinë në vendin tonë. Të reduktohet konsumi i kripës, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Sa më pak yndyra të saturuara, të kryhet aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv të paktën 3 ditë të javës”, shton Canaku për tvklan.

Vlerësohet se 1.28 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në të gjithë botën kanë hipertension, shumica (dy të tretat), jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raporteve të OBSH, 46% e të rriturve me hipertension nuk janë në dijeni se e kanë këtë gjendje.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale