Ballina Kronika Aksidenti i rëndë në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, humb jetën...

Aksidenti i rëndë në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, humb jetën 19-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

Një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një vajzë ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Viktima është identifikuar si Dilge Nanovçe, 19-vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova. E ndjera ishte duke e ngarë makinën në momentin kur humbi kontrollin dhe u aksidentua.

Nanovçe ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë me një veturë Opel Astra me targa vendore dhe se ajo po ngiste automjetin pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje, raporton portal Sinjali.

Dilge Nanovçe

Ky aksidenti ka ndodhur në rrugën Pouskë-Opojë, në një kthesë të mprehtë prej 180 gradësh, ku për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, makina ka dalë nga rruga në anën e djathtë dhe është rrokullisur nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit dhe duke u shkatërruar totalisht.

Dy pasagjerët që ishin me të, Fati Gashi, 27 vjeçar dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit. Gashi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa Tumba, pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sot tragjikisht nderoj jete qika dajes
Dilge ( Sefer ) Nanovqe !
Neser do te informojme per kohen e varimit !
Allahu xhenet ! (Shkruan Albin Kabashi)

Foto nga fshati Pouskë:

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale