Njoftimi i Joe Biden se është diagnostikuar me kancer të prostatës ka ringjallur pikëpyetje rreth problemeve shëndetësore me të cilat përballej ish-presidenti amerikan ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN.
Në një deklaratë të dielën, zyra e Biden tha se 82-vjeçari ishte diagnostikuar pasi ishte vizituar te një mjek për simptoma urinare.
Disa mjekë kanë shprehur habi që forma agresive e kancerit, e cila është përhapur në kockat e tij, nuk ishte zbuluar më parë.
Të tjerë theksuan se kanceret mund të rriten shpejt pa shfaqur simptoma nga pacienti – dhe se burrat mbi 70 vjeç nuk kontrollohen rregullisht.
Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se paraardhësi i tij duhet të kishte qenë më transparent me publikun, duke sugjeruar – pa ofruar prova – se diagnoza e kancerit ishte fshehur.
“Mendoj se është shumë e trishtueshme në fakt. Jam i befasuar që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë”, tha Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë.
“Mund të duhen vite për të arritur në këtë nivel rreziku. Pra, shikoni, është një situatë shumë, shumë e trishtueshme. Ndihem shumë keq për këtë dhe mendoj se njerëzit duhet të përpiqen të zbulojnë se çfarë ka ndodhur.”
Biden ende nuk i është përgjigjur komenteve të Trump, të cilat erdhën mes raportimeve se ndihmësit e demokratëve u përpoqën të fshehin nga publiku gjendje të tjera shëndetësore që përkeqësoheshin përpara zgjedhjeve të vitit 2024.
@tetovanews
@tn.lajmelokale