Ballina Aktualitet Blerim Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre...

Blerim Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde – Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

Në Komunën e Zhelinës janë dhënë 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët e ri. Njoftimin e bën kryetari i kësaj komune, Blerim Sejdiu.

Postimi i plotë:

50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre
Sot, me kënaqësi dhe përgjegjësi, shpërndam edhe një grup tjetër të vendimeve të përhershme të punës për arsimtarët tanë – një proces që kemi nisur muaj më parë dhe po e përmbyllim me përkushtim e drejtësi.
Ky është një hap konkret në vlerësimin e kontributit të palodhur të mësimdhënësve tanë, të cilët çdo ditë japin maksimumin për edukimin e brezave të rinj. Me këto vendime, po sigurojmë stabilitet, dinjitet dhe siguri për profesionistët tanë të arsimit.
Falënderoj të gjithë stafin administrativ për angazhimin korrekt dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse që ky proces të ecë mbarë dhe me transparencë.
Arsimi mbetet prioriteti ynë.