Ballina Kronika EMRI/ Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb...

EMRI/ Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Endrit Ademi, ka humbur jetën këtë të martë në Milano.

Ai ra nga kati i tretë i një pallati ndërsa po punonte për një ndërhyrje në fasadë, shkruajnë mediat e huaja.

Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, kurse prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërsa një vëlla tjetër jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Sipas raportimeve fillestare, rreth orës 9:30 të ditës së sotme, i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Për arsye që janë ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe ra nga afërsisht 12 metra lartësi, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.