Inteligjenca ushtarake ukrainase ka paralajmëruar se Rusia po synon të lëshojë një raketë balistike që ka aftësi të mbajë një kokë bërthamore, ka raportuar TheTelegraph.
Kjo sipas Ukrainës thuhet se po bëhet si veprim frikësues ndaj Perëndimit.
“Një raketë ndërkontinentale RS-24 do të lëshohet nga rajoni qendror i Sverdlovsk i Rusisë për qëllime ‘stërvitore dhe luftimi’”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës.
Raketa ka një rreze veprimi prej më shumë se 10,000 kilometrash, pothuajse dyfishi i distancës nga Rusia në Mbretërinë e Bashkuar, dhe u kalua nëpër Moskë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj.
‼️☢️ The #Ukrainian intelligence service GUR says #Russia will launch a "Yars" RS-24 Intercontinental Ballistic Missile (ICBM) during the night of May 19 for training purposes from the area of Svobodny, Sverdlovsk Oblast.
The GUR claims it is done to "demonstratively… pic.twitter.com/PJO3FDdCqN
— Maimunka News (@MaimunkaNews) May 18, 2025
Ukraina tha se lëshimi i provës ishte projektuar “për të shtypur dhe frikësuar në mënyrë demonstrative Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s”.
Rusia kishte lëshuar atë që mendohej si raketë balistike ndërkontinentale në Dnipro të Ukrainës në nëntor të vitit të kaluar, por Vladimir Putin më vonë pretendoi se arma e përdorur ishte një raketë me rreze të mesme veprimi.
Lajmi i lëshimit erdhi gjersa Putin të dielën pretendoi se Rusia ka “forcën dhe burimet për të përfunduar atë që filloi me pushtimin e Ukrainës”.
BREAKING:
Ukraine’s military intelligence HUR reports it has information indicating Russia will launch an intercontinental ballistic missile tonight with the intent of scaring USA, Europe & Ukraine.
The RS-24 Yars ICBM has a range of 11000 km & explosive power a million ton TNT pic.twitter.com/PmL2EyPgBw
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 18, 2025
@tetovanews
@tn.lajmelokale