Ballina Top Lajm Lajm i trishtë nga Gjermania/Ndahet nga jeta në moshë të re vajza...

Lajm i trishtë nga Gjermania/Ndahet nga jeta në moshë të re vajza nga Tetova

Ka ndërruar jetë papritur në Gjermani Elvira Sulejmani me prejardhje nga Tetova. Ajo sapo kishte përfunduar studimet dhe kishte filluar karrierën profesionale në Gjermani. Lajmin e kobshëm e kanë publikuar të afërmit e saj:

Me dhembje të madhe në shpirt dhe zemër të thyer, njoftoj ndarjen nga jeta të kushërirës sime të dashur, Elvira Sulejmani, vajza e Dashmirit të Emërllahut (Axhës së Babait), nga fshati Bozovcë, e cila ndërroi jetë në Gjermani.

Elvira u shua papritur në moshën më të bukur, në lulen e rinisë, sapo kishte përfunduar studimet dhe kishte nisur jetën e saj profesionale. E re, plot ëndrra, me zemër të mirë e shpirt të pastër, por Zoti deshi ta marrë pranë vetes.

Ikja jote, Elvira, na la pa fjalë, me dhimbje që s’ka emër e as kufi.

Lamtumirë, Elvira