Ballina Kronika Një burrë nga Shkupi vrau gruan e tij dhe u përpoq të...

Një burrë nga Shkupi vrau gruan e tij dhe u përpoq të arratisej jashtë vendit, por u kap nga policia në kufi

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot kreu inspektim në vendngjarje në një shtëpi familjare në Shkup, ku një burrë ia mori jetën gruas së tij, transmeton Portalb.mk.

Prokurori publik lëshoi ​urdhër për autopsi të të ndjerës. Ekipet hetimore në vendngjarje mblodhën gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.

I dyshuari u ndalua gjatë përpjekjes për të dalë nga vendi në pikën kufitare Tabanoc. Rastin e konfirmoi edhe MPB-ja.

“Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanoc, zyrtarët e PK Veri ndaluan personin N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë. N.A. është arratisur, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u ndalua dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal”, njoftojnë nga MPB.

МВР соопшти дека попладнево околу 17 часот на граничниот премин Табановце, полициски службеници го лишиле од слобода Н.А.(38) од Скопје, под сомнение за сторено кривично дело „убиство”.

Според МВР, денеска околу 15 часот во СВР Скопје е пријавено дека во семејната куќа во Скопје, Н.А. со остар предмет и нанел повреди на неговата сопруга Р.А., од кои таа починала, а смрт констатирал лекар од Итна медицинска помош.

Н.А. избегал, но веднаш се преземени мерки и активности за негово пронаоѓање и околу 17 часот тој е лишен од слобода и во координација до јавен обвинител против него ќе биде поднесена кривична пријава.