Ballina Aktualitet Taravari fyen deputetët që u larguan

Taravari fyen deputetët që u larguan

Fyerje dhe ofendime të rënda ndaj deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të ASH-së që vendosën të mbeten në VLEN, drejtuan Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt në kuvendin e mbrëmshëm të partisë në Kumanovë. Duke komentuar largimin e deputetes Mimoza Musa nga grupi i Taravarit, deputeti Halil Snopçe tha se po shkunden frutat e kalbura nga ASH-ja.

“Prej pemës së madhe të Aleancës për Shqiptarët do t’i shkundim pemët e kalbura, do të mbeten vetëm pemët e freskëta, të shëndetshme”, tha Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

Ndërkaq Arben Taravari tha se ASH ka mësuar leksionin dhe se nuk do të marrë më siç u shpreh, deputetë nga rruga.

“Kolltukofag fatkeqësisht kishim edhe në partinë tonë, disa njerëz që nuk mund ti shkëpusësh prej kolltuku, u ka ardhur mirë…. Ata që shiten dhe blihen unë u uroj rrugë të mbarë…. Me këto zhurmaxhinj do të shihemi dhe dëgjohemi në tetor do ti hedhin si lecka… edhe këta deputetë që na shkuan rruga e mbarë ju qoftë edhe 3-4 muaj le të jenë deputetë të kujt duan ky është përcaktim i tyre personal, por për herën tjetër të mendojmë të mos i marrim prej rruge”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Ai gjithashtu porositi se po mbyllet përgjithmonë dera e ASH-së funksionarëve që e braktisën.

“Prej sot them ato që kanë shkuar e kanë derën mshel te Aleanca për Shqiptarët. Do të befasoheni këto që thirren sot sikur e kanë sjellë ndryshimin do ti dëgjoni në nëntor nuk do ta dinë rrugën nga e kanë, dikush do ta marrë kuferin dhe do të shkojë jashtë por më vjen keq për ata njerëz që do ti lënë rrugëve”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Retorika fyese e Taravarit ndaj ish bashkëpartiakëve tashmë, erdhi pasi dy deputetët Salim Sulejmani dhe Mimoza Musa vendosën të qëndrojnë në VLEN, ndërsa zv/kryeministri Arben Fetai nuk dha dorëheqje nga posti. Distancime të reja nga Taravari janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve të ardhshme. /Alsat.mk

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale