Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një i ri shqiptar, Angelo Kanapari, 20 vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti me motor.
Ngjarja ndodhi më 25 prill në zonën e Torrita di Siena, në rrugën “Modena”, ku i riu, teksa ishte duke qarkulluar me motorin e tij, pësoi një aksident të rëndë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në spital dhe për disa ditë luftoi mes jetës dhe vdekjes. Fatkeqësisht, më 30 prill, plagët e marra rezultuan fatale dhe Angelo humbi jetën.
Familjarët e tij kanë shprehur dhimbjen e thellë në rrjetet sociale. Babai i tij, në një moment kur i biri po përpiqej të mbijetonte, kishte shpërndarë një mesazh prekës: “Forca dashuria e babit dhe mamit”.
Lajmin për ndarjen nga jeta të të riut e konfirmoi edhe xhaxhai i tij, i cili në një postim të dhimbshëm shkruan:
“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke lënë në pikëllim nënën Brunilda, babain Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit, gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”.
@tetovanews
@tn.lajmelokale