Ballina Bota Trump mbërrin në Arabinë Saudite/ Nis turneun diplomatik, në fokus të bisedimeve...

Trump mbërrin në Arabinë Saudite/ Nis turneun diplomatik, në fokus të bisedimeve marrëveshjet e mbrojtjes dhe investimet

Presidenti Donald Trump ka mbërritur këtë të martë në Arabinë Saudite, duke nisur kështu turneun e parë të madh ndërkombëtar gjatë mandatit të tij të dytë.

Trump do të pritet nga udhëheqësi saudit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, dhe më pas dyshja do të zhvillojnë një takim privat.

Presidenti amerikan do e kalojë ditën e sotme dhe një pjesë të ditës së nesërme në kryeqytetin Riad, përpara se të niset për të takuar aleatë të tjerë kryesorë në Gjirin Persik Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pritet që në këtë udhëtim, presidenti amerikan të flasë për lëvizjen drejt një armëpushimi në Gaza.  Por presidenti, i cili e sheh veten si hartuesi më i mirë i marrëveshjeve në botë, është i përqendruar në mega-marrëveshje për të sjellë investime dhe vende pune në Amerikë.

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite, duke paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjeve që pritet të kapin vlerën e 600 miliardë dollarëve në investime të përbashkëta.

“Ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar se vizita e Trump-it do të thellojë bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Udhëheqësit më të lartë të biznesit dhe teknologjisë në SHBA janë me të, për të nënshkruar projekte me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale