Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar projektin për ndërtimin e një sistemi tejet të avancuar për mbrojtjen e vendit nga sulmet ajrore, që e ka quajtur “Kupola e Artë.”
Një projekt, kostoja fillestare e të cilit është 25 miliardë dollarë, por që mund të arrijë deri në 175 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi futuristik për mbrojtjen ajrore të vendit të tij, prezantoi të martën presidenti amerikan Donald Trump. Sipas tij, ky sistem, i quajtur “Kupola e Artë,” do të jetë operacional brenda tre viteve.
“Siç i premtova popullit amerikan gjatë fushatës, do të ndërtoj një mburojë tëjetë të avancuar të mbrojtjes raketore. Kemi zgjedhur zyrtarisht projektin arkitekturor për këtë sistem. Pasi të përfundojë plotësisht ndërtimi i saj, ‘Kupola e Artë’ do të jetë e aftë të gjurmojë edhe raketat që lëshohen nga ana tjetër e botës, dhe madje edhe nga hapësira.“
Presidenti amerikan gjithashtu bëri me dije se “Kupola e Artë” do të përbëhet nga teknologji të gjeneratës së ardhshme, përfshirë sensorë që do të dislokohen në hapësirë, duke shtuar se Kanadaja kishte kërkuar të bëhej pjesë e sistemit, i cili është pjesërisht i frymëzuar nga “Kupola e Hekurt” e Izraelit, por do të jetë shumë më i madh dhe do të shërbejë për të luftuar një numër më të madh kërcënimesh me shpejtësi më të madhe se ajo që mund të ofrojë aktualisht.
Defense Secretary Pete Hegseth called the Trump administration’s plan for a “Golden Dome” missile defense shield system, which could cost tens of billions of dollars, a “generational investment in the security of America.”https://t.co/wtCGr6e5i0 pic.twitter.com/GABEZ3QCkw
— ABC News (@ABC) May 20, 2025
Në krye të mbikëqyrjes së projektit, Trump ka caktuar zëvendës-shefin e operacioneve hapësinore, gjeneralin Michael Guetlein.
“Ndërsa kemi qenë të fokusuar për ruajtjen e paqes në botë, armijtë tanë kanë modernizuar forcat e tyre bërthamore, kanë ndërtuar raketa balistike të afta për të mbajtur një numër kokash bërthamore, raketa hipersonike që mund të sulmojnë SHBA-në brenda një ore dhe të fluturojnë me një shpejtësi prej 6 mijë miljesh në orë, dhe mbi të gjitha armë hapësinore. Është koha që të ndryshojmë këtë ekuacion dhe të përforcojmë mbrojtjen e atdheut tonë.”
Por Rusia dhe Kina janë shprehur kundër këtij projekti. Në fillim të muajit, të dy vendet e quajtën konceptin si thellësisht destabilizues. Ndërkaq, në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze tha se nisja e realizimit të projektit minonte ekuilibrin strategjik dhe qëndrueshmërinë botërore dhe i bëri thirrje Uashingtonit të braktiste zhvillimin dhe dislokimin e sistemit “Kupola e Artë.”
@tetovanews
@tn.lajmelokale