Ballina Bota ”Faleminderit, zoti President”- Në Tel Aviv shfaqen pankarta pro Trump pasi SHBA...

”Faleminderit, zoti President”- Në Tel Aviv shfaqen pankarta pro Trump pasi SHBA bombardoi lokacionet bërthamore të Iranit

Një banderolë e madhe me fotografinë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe me një mesazh “Faleminderit, Z. President” u shfaq sot në një nga autostradat kryesore të Tel Avivit, menjëherë pas sulmeve ajrore amerikane që goditën tre objekte kryesore bërthamore në Iran.

Ky mesazh publik u bë i ditur pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi Presidentin Trump për atë që e quajti një operacion ushtarak “shumë të suksesshëm”.

Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Netanyahu e përshkroi vendimin e Trump si një “kthesë historike”, duke thënë se ky veprim do të ndikojë jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në dinamikën globale të sigurisë.

“Urime, President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do ta ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në fjalim, duke e lidhur drejtpërdrejt veprimin ushtarak të SHBA-së me atë që ai e quajti një pikë kthese për paqen dhe sigurinë rajonale.

Ky veprim vjen në një kohë kur tensionet janë në rritje midis Iranit dhe Izraelit, me dy vendet që shkembejnë sulme ajrore dhe fuqitë globale që vëzhgojnë nga afër përshkallëzimet nga lufta.