Në seancën e Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i kushtoi fjalën e tij kujtimit të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, teksa për pak ditë (1 korrik) shënohet një vit nga ndarja e tij nga jeta. Gjekmarkaj, duke folur për madhështinë e Kadaresë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për letërsinë shqipe dhe europiane, shprehu shqetësimin për mungesën e nderimeve dhe vlerësimeve nga shteti shqiptar për këtë personalitet.
Gjekmarkaj theksoi: “Ne kemi nevojë për Kadarenë, jo ai për ne.” Ai kërkoi ndërtimin e një varri monumental për shkrimtarin, organizimin e një ceremonie ndërkombëtare dhe themelimin e një institucioni për ruajtjen e veprës së tij, si dhe për përkujtimin e trashëgimisë që Kadareja ka lënë pas.
LEXO:
@tetovanews
@tn.lajmelokale