Irani i është kundërpërgjigjur menjëherë kërcënimit Izraelit, pasi këta të fundit ju bënë thirrje rreth 1 milionë banorëve të Distriktit 3 në Teheran, duke paralajmëruar sulm ajror mbi baza ushtarake.
Paralajmërimi i Izraelit për iranianët u bë në gjuhën perse. Ndërkohë Irani ën anën tjetër ka apralajmëruar në gjuhën hebraike banorët e Tel Avivit për tu larguar, duke parlajmëruar një kundërsulm ajror.
Ka qenë Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (Pasdaranët) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuim.
“Ju këshillojmë të largoheni menjëherë nga qyteti për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftimin që raportohet nga Haaretz.
Irani është shprehur i gatshëm të përshkallëzojë më tej reagimin e tij ndaj sulmeve izraelite, me veprime “shumë më të ashpra”, nëse ofensiva e Izraelit vijon dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të ndalojnë qeverinë e Benjamin Netanyahut. Kështu deklaroi sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.
@tetovanews
@tn.lajmelokale