Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara tha të hënën se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet në të gjitha shkollat e mesme në të gjithë vendin. Ndalimi tashmë vlen për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.
Siç shpjegon ministria, vendimi përkatës merret me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, duke marrë parasysh se përdorimi i telefonave celularë ka gjithnjë e më shumë efekte negative në performancën e adoleshentëve. Gjithashtu telefoni krijon probleme në aftësinë e tyre për t’u përqendruar, në marrëdhëniet e tyre ndërpersonale dhe ndërprerje të shpeshta të gjumit.
Nxënësit me aftësi të kufizuara dhe ata të regjistruar në shkolla të mesme me orientim teknologjik do të përjashtohen nga masa. Gjithashtu pritet që përdorimi i të ashtuquajturës “tabelë elektronike”, tabletave dhe kompjuterëve do të vazhdojë të lejohet me qëllim mbështetjen e metodave të reja të mësimdhënies.
@tetovanews
@tn.lajmelokale