Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë një mesazh për udhëheqësin suprem të Iranit kur u pyet për komentet e fundit të Ajatollah Ali Khamenei se vendi i tij “nuk do të dorëzohet kurrë” në konfliktin me Izraelin.
“Unë them, paç fat”, tha Trump për CNN sot në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur se kur do të mbarojë durimi i tij me Iranin, Trump tha:
“Ai tashmë ka mbaruar – prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.”
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mbajti sot një fjalim adresuar qytetarëve iranianë lidhur me konfliktin e vendit me Izraelin.
Në deklaratën e tij Khamenei tha se Izraeli ka bërë një “gabim të madh”, duke premtuar se do të “ndëshkohet për veprimet ndaj Iranit”.
Udhëheqësi suprem i Iranit theksoi se populli nuk do ta harrojë gjakun e “martirëve” dhe sulmin në territorin e tyre.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi reagimin e palëkundur, të guximshëm dhe të qëndrueshëm të kombit iranian ndaj rastit të fundit të ” agresionit dashakeq të armikut sionist”, siç tha ai.
Ai gjithashtu paralajmëroi se “çdo ndërhyrje ushtarake nga SHBA-të padyshim do të shkaktojë dëme të pariparueshme”, duke dënuar “deklaratat kërcënuese” sipas tij të Donald Trump.
“Njerëzit e zgjuar që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do të flasin kurrë me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga SHBA-të padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, tha ai
@tetovanews
@tn.lajmelokale