Ministri i Mbrojtjes I Izraelit, Izrael Katz, paralajmëron udhëheqësin e Iranit, Ali Khamenei, se nëse raketat vazhdojnë të qëllohen në Izrael, “Teherani do të digjet”.
Siç bën të ditur gazeta izraelite në gjuhën angleze, “Times od Israel”, Katz, gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir, drejtorin e Mossadit, David Barnea, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë, deklaroi: “Diktatori iranian po i shndërron qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata, veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të lartë për sulmin kriminal ndaj civilëve izraelitë”.
Ndërkaq, Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të jenë në shënjestër nëse ndihmojnë në ndalimin e sulmeve të Teheranit ndaj Izraelit, raportojnë mediat shtetërore të Iranit.
Sipas gazetës londineze The Times, Mbretëria e Bashkuar nuk ishte informuar paraprakisht për sulmet fillestare të Izraelit ndaj Iranit, mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
@tetovanews
@tn.lajmelokale