Ekspert i çështjeve sociale, Vebi Mujku, thotë se Kosova po përballet me një ulje të lindshmërisë. Sipas tij, shifrat e natalitetit në vend kanë pësuar një rënie t të frikshme dhe kjo duhet parë si alarm social.
“Kosova është në një krizë të madhe të natalitetit. Përpara ka qenë e njohur për rritjen e natalitetit, por sot kemi një rënie të madhe. Problemi kryesor e kemi me ikjen e fuqisë punëtorët dhe të meshkujve, të cilat do të gjeronin në rritjen e popullatës”, tha ai.
Ai theksoi se familjet në Kosovë nuk kanë ndihmën e duhur nga ana e institucioneve dhe kjo harresë ndikon në planifikimin familjar. Sipas tij, Kosova nuk po aplikon politikat e duhura sociale dhe kjo po reflektohet në shoqëri
“Faktori i dytë qëndron tek mungesa e institucioneve. Nuk kemi kopshte të mjaftueshëm për të gjithë fëmijët. Nuk ka familje të mëdha, çiftet po preferojnë të jetojnë vetëm. Kostot për rritjen e një fëmijë janë më të larta. Kosova pa politika sociale dhe pa ekonomi të duhura. Plakja e popullsisë është kthyer në një shqetësim serioz”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në “Ballkan Update”, Mujku theksoi se qeveria e Kosovës duket që nuk ka vullnet për të adresuar plagët sociale.
Ai theksoi se të rinjtë po largohen masivisht nga vendi dhe kjo po tkurrë në masë, numrin e lindjeve dhe për pasojë shtimin numrit të popullsisë.
“Nuk shoh që ka vullnet nga qeveria. Ne po prodhojmë gjenerata, po i rrisim ato, po i edukojmë dhe në fund po na ikin në Evropë. Ne duhet të stimulojmë që këto familje t’i mbajnë fëmijët në vendin tonë. Ne duhet të kthehemi dhe të përqendrohemi tek zhvillimi social, arsimor dhe t’i mbajmë ato në vendin tonë”, theksoi ai/abcnews.al
@tetovanews
@tn.lajmelokale