Një tiktok-ere, e cila rezultonte e zhdukur është gjetur i vdekur. Trupi i 19-vjeçares Fabiola Alejandra Caicedo ndodhej i copëtuar brenda një qeseje mbeturinash pranë një impianti për trajtimin e ujit në Lima të Perusë.
Policia arriti ta identifikonte nëpërmjet tatuazheve të saj dalluese, një në krah me shprehjen “Më duaj për atë që jam” dhe një në bust ku shkruhej “Paula Sophia”.
Shkaku i vdekjes së saj mbetet i paqartë, por autoritetet dyshojnë se viktima është mbytur përpara se trupi i saj të coptohej.
Sipas policisë, ekzistojnë dy skenarë për vrasjen e Caicedo.
E para është se 19-vjeçarja ishte e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore në Peru.Në javët e fundit, ka pasur disa incidente të grave të gjetura të vdekura në zonën e Limës ose në lumin Rímac, disa prej tyre të gjetura brenda valixheve.
Skenari i dytë lidhet me mundësinë që Caicedo të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-të dashurit të saj, i cili humbi jetën në vitin 2022 në rrethana misterioze.
Në vitin 2022, 16-vjeçarja Caicedo u largua nga atdheu i saj, Venezuela, me të dashurin e saj të atëhershëm, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ishte 21 vjet më i madh se ajo.
Castrillo vdiq disa muaj pasi të dy u zhvendosën së bashku në Lima, duke e bërë familjen e tij të dyshonte vajzën për vdekjen.
Ajo u akuzua se komplotoi vrasjen e Castrillo me të dashurin e ri.
Policia fillimisht besonte se Castrillo u rrah për vdekje, por tani beson se ka të ngjarë të ketë qenë vetëvrasje.
Tre vjet më vonë, çështja është ende e hapur.
Policia dyshon se mbrëmjen kur 19-vjeçarja ndërroi jetë, u tërhoq zvarrë nga një festë dhe djegiet nga cigaret në këmbët e saj tregojnë se u tortura.
Mendoset se trupi i saj është hedhur në lumin Rímac, ku më vonë përfundoi në një impiant për trajtimin e ujit.
Detektivët ende po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale