Ballina Aktualitet SHBA sulmon Iranin, Trump: Avionët tanë goditën objektiva bërthamore dhe u kthyen...

SHBA sulmon Iranin, Trump: Avionët tanë goditën objektiva bërthamore dhe u kthyen pa probleme (VIDEO)

U tha që do të vendoset brenda dy javëve, por duket se Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka pritur as 48 orë për të sulmuar Iranin pas deklaratës së fundit.

Ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që deklaroi në rrjetet sociale se avionët amerikanë janë futur në Iran dhe kanë bombarduar objektiva nuklearë.

“Kemi përfunduar me sukses të plotë sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane. BOMBA u hodhën mbi objektivin kryesor, Fordoë. Të gjithë avionët janë në rrugës për tu kthyer në shtëpi, të sigurt. Urime për Luftëtarët tanë të mëdhenj Amerikanë. Nuk ka një ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.” – deklaroi Trump.

Tashmë me përfshirjen e Amerikës hapet një kapitull krejt i ri. Nuk dihet se si do të reagojnë vendet fqinje apo fuqitë e tjera të mëdha, por fakt është se Irani tashmë ndodhet në një situatë tepër të vështirë.