Uashingtoni ka zbuluar detaje të operacionit të fuqishëm ushtarak ndaj Iranit, një nga misionet më të mëdha ajrore të viteve të fundit, të koduar “Midnight Hammer”, i cili u zhvillua të shtunën në mbrëmje, 21 qershor, dhe u përqendrua në tre objektiva kyçe të programit bërthamor iranian: Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Në një konferencë për mediat nga Pentagoni, Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gjenerali Dan Caine, konfirmoi se më shumë se 125 avionë morën pjesë në sulmin e befasishëm, përfshirë 7 bombardues B-2 Spirit, tankera furnizimi, avionë zbulimi dhe forca mbrojtëse ajrore.
Gjenerali zbuloi se bombarduesit B-2 hodhën më shumë se 12 bomba të tipit “Massive Ordnance Penetrator”, të dizajnuara për të shkatërruar objektiva të thellë nëntokësorë. Sulmi ndaj objektivave bërthamore iraniane nisi në orën 18:40 ET (me orën lokale amerikane) dhe avionët dolën nga hapësira ajrore iraniane deri në 19:00, duke e bërë operacionin jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë.
Janë përdorur edhe raketat Tomahawk, goditën objektiva të caktuar në qytetin Isfahan, pjesë e një fushate të koordinuar me precizion të lartë.
Operacioni përfshinte gjithashtu një manovër mashtrimi taktik.
Sipas Gjeneralit Caine, një pjesë e flotës fluturoi drejt Paqësorit për të devijuar vëmendjen dhe për të ruajtur surprizën.
Kjo strategji ishte e njohur vetëm nga një numër shumë i kufizuar planifikuesish ushtarakë në Uashington dhe Tampa.
Ky është misioni më i gjatë me B-2 që prej 11 shtatorit 2001, tha Caine, duke e quajtur operacionin një “arritje logjistike dhe taktike të jashtëzakonshme”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nga po i njëjti podium në Pentagon, tha se me këtë operacion, “ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar”.
Ai vlerësoi udhëheqjen e presidentit Trump si “vizionare dhe të guximshme” dhe tha se SHBA ka vepruar me “fuqi të përqendruar dhe të matur”.
Operacioni vjen pas një përshkallëzimi të tensioneve mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, duke e zhytur rajonin në një situatë të pasigurt që tashmë po ndiqet nga afër nga fuqitë botërore.
Ky është një nga operacionet më të sofistikuara ushtarake të kryera nga SHBA në dekadat e fundit, që përveç forcës së jashtëzakonshme ushtarake, demonstroi edhe përdorimin inteligjent të strategjive psikologjike dhe teknologjisë së avancuar në fushën e luftës moderne.
Operacioni ushtarak amerikan ndaj Iranit, i koduar “Midnight Hammer”, përfshiu mbi 125 avionë luftarakë, duke e shënuar si një nga misionet më të mëdha ajrore të viteve të fundit.
Detajet u zbuluan nga gjenerali Dan Caine, Shefi i Shtabit të Përbashkët Amerikan, në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Sipas Caine, operacioni përfshiu shtatë bombardues stealth B-2 Spirit, të cilët u nisën nga baza ajrore në Missouri dhe udhëtuan në një nga misionet më të gjata që nga sulmet e 11 shtatorit 2001.
Bombarduesit hodhën mbi dy objekte bërthamore iraniane, Fordow dhe Natanz, mbi një duzinë bombash “Massive Ordnance Penetrator” që peshonin rreth 13 ton secila.
Pjesë e operacionit ishin edhe dhjetëra raketa Tomahawk, të cilat goditën objektiva në qytetin e Isfahanit, një tjetër qendër e rëndësishme bërthamore në Iran.
Gjenerali Caine sqaroi gjithashtu se operacioni përfshinte një mashtrim taktik. Një pjesë e avionëve të tipit bombardues fluturoi drejt Paqësorit si karrem, për të shmangur vëmendjen e Iranit. Sipas tij, goditjet filluan në orën 18:40 (me orën lokale të SHBA) dhe përfunduan brenda 20 minutash, me avionët që dolën nga hapësira ajrore iraniane në orën 19:00 pa marrë asnjë goditje nga Irani.
Ky është një nga operacionet më të sofistikuara ushtarake të kryera nga SHBA në dekadat e fundit, që përveç forcës së jashtëzakonshme ushtarake, demonstroi edhe përdorimin inteligjent të strategjive psikologjike dhe teknologjisë së avancuar në fushën e luftës moderne.
@tetovanews
@tn.lajmelokale