Një sulmues terrorist vrau të paktën 22 persona dhe plagosi 52 të tjerë në Damask të dielën, sipas raportit të fundit nga autoritetet de facto, të cilat fajësuan për sulmin një anëtar të grupit xhihadist Shteti Islamik.
Ministri sirian i Informacionit, Hamsa Mostafa, e dënoi sulmin dhe e quajti atë si sulm terrorist. “Ky akt frikacak drejtohet kundër vlerave qytetare që na bashkojnë”, shkroi ai në platformën X.
Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Siri prej disa vitesh. Deri tani përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por sipas Ministrisë së Brendshme autori i përkiste milicisë terroriste të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), i cili më parë kontrollonte pjesë të Sirisë dhe të Irakut.
Ministria e Brendshme tha se sulmuesi hyri në kishë, qëlloi mbi besimtarët dhe në fund aktivizoi lëndën shpërthyese.
Një dëshmitar okular i tha mediave ndërkombëtare se autori shoqërohej nga dy persona të tjerë, por të cilët ikën kur ai iu afrua kishës./ DW
Mar Elias Church in Damascus attacked by Islamic suicide bomber during liturgy.
25 people are dead. 80 hospitalized, including 30 in critical condition.
Pray for Syrian Christians pic.twitter.com/cjTDvdl1MS
— Sumit (@SumitHansd) June 22, 2025
Hours before the ISIS terrorist attack today.
This morning’s Divine Liturgy at Mar Elias Church, Duwayla, Damascus, Syria. pic.twitter.com/hWhGVM3uTt
— chunguskitten (@chunguskitten) June 23, 2025
@tetovanews
@tn.lajmelokale