Ballina Bota Tensionet në Lindjen e Mesme, udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan nuk...

Tensionet në Lindjen e Mesme, udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan nuk përjashton ndërhyrje ushtarake në Iran: S’mund t’i lidhim duart presidentit!

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, John Thune, nuk e përjashtoi mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan në Iran, duke deklaruar se nuk dëshiron t’i “lidhë duart presidentit”.

Gjatë një interviste në Fox News, ai tha se SHBA aktualisht është në një pozicion mbrojtës, por mund të vijë një moment kur do të kërkohet të kalojë në një qasje më ofensive.

Sipas tij, këto janë vendime që do t’i takojnë presidentit, ekipit të tij dhe Departamentit të Mbrojtjes.

“Në fund të fundit, kjo duhet të përfundojë me Iranin që heq dorë nga programi i tij bërthamor“, tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të vazhdojnë negociatat me presidentin Trump.

“Presidenti është i gatshëm për një marrëveshje. Kjo mund të ndodhë në një nga dy mënyra, diplomatikisht dhe me vullnet të lirë nga Irani për të ndalur programin e tij bërthamor, ose përmes forcës, siç po vepron aktualisht Izraeli. Dhe me këtë të fundit, pason shumë vdekje dhe shkatërrim”, deklaroi Thune.