Çështja kryesore është: të shpëtohet Republika Islamike. Më shumë se për jetën e tij, ajatollahut i duhet të ruajë vazhdimësinë e regjimit që ai e drejton prej 36 vitesh dhe të cilit ia ka kushtuar jetën.
Burime nga Teherani tregojnë për New York Times se, nga frika se mund të vritet, i fshehur në një bunker, “Ali Khamenei ka zgjedhur një sërë zëvendësuesish në zinxhirin e tij ushtarak të komandës në rast se drejtuesit aktualë vriten”.
Por jo vetëm kaq: ajatollah Khamenei ka emëruar gjithashtu tre figura të larta të klerit si kandidatë për ta pasuar atë në rast se vritet.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Sulmet e drejtuara të Izraelit, që në vetëm tetë ditë kanë eliminuar mbi 25 prej drejtuesve politikë e ushtarakë mbi të cilët mbështetet Republika Islamike, e kanë shtyrë atë të ketë frikë për jetën e vet.
“Prioriteti absolut është ruajtja e shtetit”, thotë Vali Nasr, ekspert i çështjeve iraniane dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, për gazetën e Nju Jorkut.
“Gjithçka është e kalkuluar dhe pragmatike”. Burimet tregojnë se djali i tij, Mojtaba, i dyti për nga mosha dhe i konsideruar si pasardhës i mundshëm, nuk është mes emrave të përzgjedhur.
Khamenei po merr vendime për të siguruar diktaturën fetare. Në kohë paqeje, udhëheqësi suprem – autoriteti më i lartë fetar dhe politik në vend – zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë fetarë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli çdo tetë vjet.
Sipas Kushtetutës iraniane, udhëheqësi suprem duhet të plotësojë disa kushte të veçanta: të jetë teolog dhe jurist islam (faqih), të jetë i drejtë dhe i devotshëm, të ketë njohuri për kohën në të cilën jeton, të tregojë guxim, iniciativë dhe aftësi drejtuese, dhe të gëzojë njohjen si udhëheqës nga shumica e popullsisë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale