Ballina Bota Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen!

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Të flaket jashtë si qen!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi shkarkimin e gazetares së CNN-së, Natasha Bertrand, pas publikimit të një raporti të brendshëm të agjencive të inteligjencës amerikane, sipas të cilit sulmet e SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane (Fordow, Natanz, Isfahan) në orët e para të së dielës së kaluar, shkaktuan vetëm një vonesë të përkohshme, prej disa muajsh, në programin e Teheranit.

Përmes platformës Truth Social, Trump akuzoi korrespondenten 33-vjeçare të CNN-it në Pentagon për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe kërkoi “largimin e menjëhershëm të saj si qen”, siç shkroi ai. Ai madje kritikoi ashpër lajmin e CNN duke pretenduar se “po përpiqej të shkatërronte pilotët tanë patriotë, duke i paraqitur ata si dështakë”.

Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN për raportin bërthamor të Iranit – “Duhet ta hedhin jashtë si qen”, shkroi ai për Natasha Bertrand

Trump dhe administrata e tij këmbëngulin se sulmet shkatërruan plotësisht infrastrukturën e pasurimit të uraniumit, duke aprovuar vlerësimin e Izraelit se programi bërthamor i Iranit është vonuar për vite të tëra. Në të kundërt, raporti i inteligjencës së brendshme i cituar nga CNN dhe i riprodhuar gjithashtu nga media të mëdha si Washington Post dhe New York Times , argumenton se vonesa është e përkohshme dhe do të lehtësohet brenda pak muajsh, një fakt që ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë.

CNN, në një deklaratë zyrtare, mbrojti gazetaren Natasha Bertrand dhe theksoi se raportimi gazetaresk ishte i saktë dhe i bazuar në informacionin e disponueshëm me interes publik. Një zëdhënës i rrjetit CNN vuri në dukje se vlerësimi ishte paraprak dhe se vetë mbulimi përfshinte edhe deklaratat e Trump. “Ne nuk e konsiderojmë të arsyeshme të kritikojmë raportin për paraqitjen e saktë të një vlerësimi që ekziston dhe është kritik për informacionin publik”, – thuhej në deklaratë. ©LAPSI.al