Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha janë marrë të pandehur për dosjen “Partizani”.
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani” dhe më 30 qershor ishte caktuar të mbahej seanca e parë, e cila dështoi.
Si arsye për shtyrjen e seancës shërbeu mosmarrja dijeni e kreut të partisë demokratike, Sali Berisha, i cili mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Brenda gjykatës, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi tha se fletëthirrjen e kishte firmosur ai, por pranoi se nuk e kishte njoftuar ish- kryeministrin.
“Njoftimi për z. Berisha ka ardhur të premten dhe ne shikojmë që në këtë moment shteti bën farsë – politika e kishte njoftimin që para dy javësh, por zgjodhi ta bëjë të premten.Policia ka gënjyer dhe ka sjellë vetëm 3 ditë para. Sipas Kodit të Procedurës, duhet ta sillte 10 ditë para”, tha Malltezi.
I bashkëpandehur me Berishën është dhëndri i i tij, Jamarbër Malltezi ndaj te cilit pozita ligjore është më e ashpër për shkak të akuzës së pastrimit të parave. Të përfshirë në këtë dosje janë edhe biznesmenët, Fatmir Bektashi, e Xhimi Begeja së bashku me një notere.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha krijoi kushte kur shërbente si kryeministër i vendit që dhëndri i tij të përfitonte nga nxjerrja e akteve nënligjore privatizimin e trojeve shtetërore të ish- klubit sportiv, Partizani. Tashmë mbi truallin e privatizuar, janë ndërtuar 19 pallate./vizionplus.tv
@tetovanews
@tn.lajmelokale