Ballina Aktualitet P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai monstër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë!...

P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai monstër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë! Nga ekspertiza u vërtetua se ka kryer disa herë marrëdhënie me të bijën

Babai monstër, Zamir Meta ka pranuar para trupit gjykues se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

36-vjeçari, babai i shtatë fëmijëve, mbërriti para togave të zeza në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme, ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai raportohet se ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin seksual me të bijën 12-vjeçarje, një ngjarje që ka shokuar opinionin publik.

Ekspertiza mjeko-ligjore gjithashtu ka vërtetuar se Zamir Meta ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj.

Gjithashtu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.