Kompania Saubermacher Tetovë njofton qytetarët e fshatrave malorë si Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Rasadishte, Gjermë, Shipkovicë, Sellcë, Vejcë dhe Llacë se shërbimi i mbledhjes së mbeturinave komunale vazhdon të realizohet në mënyrë të rregullt, sipas planit operativ dhe orarit të dakorduar me Komunën e Tetovës.
Orari i mbledhjes së mbeturinave për fshatrat malorë është si në vijim:
• E hënë, e martë, e mërkurë: Shipkovicë, Sellcë
• E enjte: Gajre, Sellcë, Llacë
• E premte: Rasadishte, Lisec, Llacë
• E shtunë: Brodec, Veshallë, Bozovcë, Vejcë
• E diel: Gjermë
Kujdes: Për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve atmosferike, mund të ndodhin vonesa të pashmangshme. Në raste të tilla, qytetarët ftohen të lajmërojnë kompaninë për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas.
Kontakti: 0800 0 80 00
Email: [email protected]
Nëse nuk keni marrë faturë për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, mund të mos jeni të regjistruar në sistem. Ju inkurajojmë të kërkoni faturat dhe të regjistroheni për të përfituar shërbimet në mënyrë të rregullt.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkujdesjen e përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të jetueshëm!
@tetovanews
@tn.lajmelokale