Ballina Kronika Tetovë, gjenden të vdekur në lokacione të ndryshme një 42-vjeçar dhe një...

Tetovë, gjenden të vdekur në lokacione të ndryshme një 42-vjeçar dhe një 46-vjeçar, hollësitë nga policia

Sot, më 01.07.2025, në ora 12:57, në SPB Tetovë, personi me inicialet M.S. raportoi se në rrugën nga fshati Saraqinë drejt fshatit Falishtë është gjetur i vdekur personi me inicialet N.M. (42) nga Saraqina. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja dhune, ndërsa në vendngjarje kryen ekspertizë ekipet policore.

Po sot, më 01.07.2025 në ora 11:45, në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në Rrugën e Ilindenit, është gjetur i vdekur personi me inicialet B.I. (46) nga Tetova. Vdekjen pa shenja dhune e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes. Trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes.