Sjelljet e mira janë një shenjë e edukatës pavarësisht nga ajo që të tjerët mund të mendojnë.
Të kesh sjellje të mira do të thotë të flasësh siç duhet, duke përdorur fjalorin e duhur, duke pasur një pamje të rregullt dhe të pastër dhe duke qenë i sjellshëm.
Prandaj, nëse doni të mësoni disa sjellje të mira, hidhni një sy në rregullave të mëposhtme.
1. Kur ju jeni duke ecur me dikë dhe ai ose ajo takohet me një mik edhe ju duhet ta përshëndesni edhe pse nuk e keni takuar kurrë më parë.
2. Kontrollimi i vazhdueshëm i telefonit tuaj gjatë kohës që jeni me dikë mund të interpretohet si mosinteresim dhe mërzitje.
Përkushtohuni në bisedën me personin me të cilin jeni, në vend që të shihni se çfarë ka të reja në Instagram.
3. Meshkujt mund t’i përdorin duart në vend të shkopinjve për të ngrënë sushi.
4. Mos i thirrni njerëzit për të dalë nëse keni në plan që gjithë natën ta kaloni me telefonin tuaj.
5. Mos harroni asnjëhërë t’i falenderoni njerëzit kur ata ju ndihmojnë sepse kjo është një shenjë mirënjohje.
6. Gratë nuk duhet t’i lënë asnjëherë burrat t’i mbajnë çantat e tyre, në ndërkohë që burrat gjithmonë duhet të marrin pallton e zonjave për ta dërguar në vendin e duhur.
7. Nuk duhet t’i anashkaloni bisedat e zakonshme në telefon dhe të përgjigjeni vetëm në telefonatat e rëndësishme.
8. Nuk duhet t’ia ngulitni sytë njerëzve, qeshni dhe flisni me zë të lartë.
9. Nëse jeni shofer/e, kujdesuni që të mos t’i ndotni këmbësorët.
10. Nëse jeni në kinema, teatër dhe derisa ecni për në ulësen tuaj, fytyra juaj duhet të jetë përballë fytyrës së njerëzve që ju kaloni përpara.
11. Nëse kërkoni falje dhe falja juaj pranohet për një veprim të caktuar, ju nuk duhet ta përsërisni gabimin e njejtë asnjëherë më.
12. Burrat me sjellje të mirë respektojnë të gjitha gratë njëllojë.
13. Disa gjëra duhet t’i mbani për vete: moshën, religjionin, nderin, aferat, pasurinë, gjendjen shëndetësore dhe problemet në familje.
14. Pavarësisht moshës, profesionit ose statusit tuaj, gjithmonë përshëndetni njerëzit kur futeni në një ambient të caktuar.
Ndjekja e këtyre rregullave është një mënyrë e jashtëzakonshme për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Edhepse disa prej tyre nuk janë të lehta për tu ndjekur është e rëndësishme t’i bëni ato pjesë të personalitetit tuaj gradualisht.
Sjelljet e mira nuk dalin asnjëherë nga moda, apo jo?
/sn/