Të rinjtë po ia kthejnë shpinën Facebookut, thuhet sipas një raporti të ri.
Dy milionë njerëz të rinj, nën moshën 25 vjeçe, do të ndalojnë përdorimin e rrjetit social këtë vit, parashikon kompania hulumtuese eMarketer.
Facebook ka një “problem të rinjsh”, tha kompania, duke shtuar se pret që të rinjtë do ta përdorin gjithnjë e më pak rrjetin social në të ardhmen.
Për herë të parë, shumica e përdoruesve të internetit në SHBA mes moshave 12 dhe 17, nuk do ta përdorin Facebookun një herë në muaj këtë vit, tha eMarketer.
Kompania shtoi se, përderisa 83% e përdoruesve të rrjetit social (të moshave 18-24) do ta përdorin Facebookun më 2018, përqindja do të bie në 81.5% deri më 2021.
Numri i përdoruesve të Facebook në SHBA, të moshës 11 dhe më të re gjithashtu pritet të bie për 9.3% gjatë vitit.
Ndërkohë, Snapchat mund të fitojë nga kjo humbje e Facebook. Rreth 43% e përdoruesve të rrjeteve sociale do të përdorin Snapchat këtë vit, për të cilin eMarketer tha se është dy herë më shumë se parashikimi i bërë tri vite më parë.