Një grua besohet të jetë varrosur gabimisht e gjallë dhe ka qëndruar e vetëdijshme brenda arkivolit të saj për 11 ditë përpara se të përpiqej të luftonte për jetën brenda një varri prej guri.
Rosangela Almeida dos Santos është përpjekur me dëshpërim për ti shpëtuar arkivolit, që ishte mbyllur pasi u varros e gjallë.
37 vjeçarja vdiq përpara se të anëtarët e saj të familjes të hapnin varrin pasi banorët raportuan se dëgjuan britma që vinin nga varri i saj.
Pamjet shokuese tregojnë rrëmujën e krijuar në varrezat e Senhora Santana në Riachao das Neves pasi burrat morën arkivolin e rëndë dhe hoqën kapakun.
Disa njerëz kërkojnë që të thirret një ambulancë ndërsa të tjerët i prekin këmbët duke komentuar se i kishte të ngrohta.
Santos u shpall e vdekur nga një spital më 28 janar dhe u varros ditën tjetër.
Njerëzit që jetonin afër varrezës paralajmëruan familjen e saj më 9 shkurt, 11 ditë pasi ishte vendosur në banesën e fundit, pasi dëgjuan britmat që vinin nga brenda varrit.
Trupi i saj ishte ende i ngorhtë, ndërsa pambuku që ishte vendosur në veshë dhe hundët e gruas ishte hequr si edhe kishte plagë në duar e ballë ku dukej se ishte përpjekur të luftonte për jetën e saj.