A është kjo e ardhmja e udhëtimeve personale? Me sa duket iluzionet e njerëzve për të pasur një automjet fluturues po bëhet realitet. Dhjetëra kompani anembanë globit madje disa edhe nga Evropa po punojnë fuqishëm për të sjellë automjetin e parë fluturues në treg. Javën e ardhshme për të gjithë adhuruesit e makinave fillon “Gjeneva Motor Shou” dhe mes tjerash me prototipin e makinës fluturuese të së ardhmes do të marr pjesë edhe një kompani holandeze.
“Pra për të vozitur e keni timonin njëjtë sikur veturat normale, ka tre pedale të cilat kontrollohen normalisht si dhe ka edhe fshirëset e xhamit. Është një automjet shumë i thjeshtë për tu vozitur. Fluturimi fillon pasi e mbyll këtë valvul, rrit shpejtësinë dhe operon me marsh. Kjo është mënyra për ta kontrolluar këtë pajisje, thjeshtë dhe krejt ndryshe nga një helikopter – tha Robert Dingemanse, kompania holandeze.
Automjeti do të dalë në shitje me një çmim prej 500 mijë eurosh dhe seria e parë e prodhimit do të ketë 90 makina fluturuese ndërkohë një numër i madh blerësish presin në radhë./ama/