Në një fshat të vogël përgjatë lumit Pergau në Sungai Rualu në Malajzi, gjuhëtarët kanë gjetur njerëz që flasin një gjuhë që ata nuk e kanë njohur deri më tani.
Gjuha, e cila quhet Jedek flitet nga rreth 280 njerëz.
Për këtë fis mund të thuhet se në disa gjëra në jetë janë shumë më të avancuar se shumë kultura tjera më të zhvilluara.
Në këtë komunitet ka barazi gjinore më të madhe sesa në shoqëritë perëndimore. Ata nuk e miratojnë dhunën apo rivalitetin midis fëmijëve.
Kjo mënyrë e jetës ka reflektuar edhe në gjuhën e tyre në të cilën nuk ka fjalë që tregojnë nocionin e pasurive të tilla si, për shembull, blej, shes, huazoj ose vjedh. Megjithatë, ata kanë shumë fjalë që tregojnë ndarjen, shkëmbimin dhe bashkëpunimin.
Gjuhëtarët Nicolas Burenhult dhe Zhoan Jeger nga Universiteti i Suedisë në Lund kanë zbuluar këtë gjuhë duke studiuar gjuhën jahai në të njëjtën zonë. Hulumtuesit ka kohë që kanë zbuluar se anëtarët e këtij fisi nuk janë plotësisht të izoluar nga bota e jashtme. Shumë njerëz dhe shkencëtarë i kanë vizituar dhe studiuar ata, por askush nuk ka vërejtur se ata janë duke folur në një gjuhë të panjohur deri më tani.
“Ne e kuptuam se një numër i madh njerëzish në fshat flasin gjuhë të ndryshme. Ata përdorën foneme, fjalë dhe struktura gramatikore që nuk ekzistonin në gjuhën jahai”, thanë gjuhëtarët.
Aktualisht në botë ekzistojnë mbi 6000 gjuhë, 40 për qind e të cilave së shpejti do të zhduken. Sipas shkencëtarëve, gjatë 100 viteve të ardhshme ka të ngjarë që më shumë se gjysma e këtyre gjuhëve nuk do të ekzistojnë më./sn/